Basha: Do të jem Kryeministri i ekonomisë

-Kanë qenë ditë intensivë. Do të doja ta nisja me disa foto që erdhën nga Shkodra. Eshtë e vërtetë, që janë ngritur foto të Jozefina Topalllit, si i pritët ju këto?
Unë i shoh për herë të parë këtu në studion tuaj. Mitingu ishte i jashtëzakonshëm, me mbështetës të PD, besoj pamjet janë të plota. Eshtë live i gjithi. Kështu që mitingu flet vetë, pjesëmarrja flet vetë. Angazhimi i shkodranëve për fitoren e Republikës së Re më 25 qershor daton që prej lëvizjes së 18 shkurtit dhe unë jam jashtëzakonisht i entuziazmuar nga forca dhe vendosmëria që shkodranët e bashkuar demonstruan sot në mbështetje të ekipit fitues timit, dhe natyrisht dhe ekipit fitues të Shkodrës në zgjedhjet e ardhshme.

-Megjithatë nuk i shmangemi dot pyetjeve në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë. Sigurisht, pjesa më e rëndësishme është ajo që çuat përpara në KQZ që është dhe pjesa fituese, ose vendet e sigurta ku ra në sy largimi i shumë veteranëve, kritikëve natyrisht dhe paralelisht dhe me promovimin e të rinjve, një pjesë e panjohur ama dhe një pjesë tjetër e lënë jashtë nga të rinjtë. Kryetari i FRPD, ose Enno Bozdo, Jamarbër Malltezi, pra janë shumë njerëz që janë lënë jashtë. A ka një shpjegim racional dhe real pse e bëtë këtë  ndryshim, pasi thuhet se nuk jeni në rregull me PD-në vetë.
Faktet tregojnë të kundërtën. Lista është përshëndetur dhe pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm jo vetëm nga demokratët, baza e PD, nga opozitarët, por edhe nga publiku i gjerë. Nga akademikët, shoqëria civile nga media. Më lejoni të jap ca shifra, të cilat tregojnë se sa i thellë është ndryshimi në listën përfaqësuese të PD dhe ekipit fitues të vitit 2017-të. Ne kemi 41 gra, në 140 kandidatë, kemi 82% të kandidatëve që nuk kanë qenë kurrë deputetë, kemi 42% të rinj nën moshën 40 vjeç dhe 32% nën moshën 35 vjeç. Pra, nga pikëpamja e ripërtëritjes kjo është një listë që përfaqëson dëshirën, kërkesën e kohës, kërkesën e qytetarëve për daljen e PD-së me një ekip të ripërtërirë, me një ekip ku fillon e gjen zbatim një nga parimet themelore të demokracive perëndimore, ku nuk ka njerëz të përjetshëm politik, dhe ku ka qarkullim elitash duhet të ketë njerëz të rinj që qarkullojnë në politikë. Në qoftë se nuk hapin vende për të rinj, atëherë ku do ta mësojnë. Padyshim, që në këtë listë ka njerëz që vijnë për herë të parë, ka 26-vjeçarë të cilët janë të promovuar si në aspektin e tyre politik, ashtu dhe në aspektin e tyre qytetar, si në çadrën e lirisë dhe gjatë aktivitetit opozitar. Kemi njerëz akademikë, njerëz të përvojës në lista, Valentina Dukën dekanen e Fakultetit Filologjik, Romeo Gurakuqin, një figurë do të thotë e përmasave ballkanike dhe europiane, sa i përket rekordit të tij. E vërteta është kjo që ndryshimi është zhvillim është përparim, çdo institucion në veçanti partitë politike e kanë të vështirë të përqafojnë ndryshimin, ndaj edhe PD e ka përqafuar ndryshimin dhe është paraqitur me një listë fituese, e cila absolutisht përfaqëson ekipin më të mirë, ekipin më përfaqësues të shqiptarëve dhe vlerat më të mira të shoqërisë. Një gjë është e vërtetë, premtimi që i thashë shqiptarëve se ky do të jetë një ekip përfaqësues i vlerave. Ky është një ekip përfaqësues i vlerave, nga Jugu në Veri, nga njerëzit me më shumë përvojë dhe deri më të rinjtë në politikë. Eshtë ekipi i Republikës së Re.

-Unë hyj tek ata që pashë më shumë gjëra pozitive sesa të kritikueshme në listën tuaj, sepse në parim është një listë e re. Megjithatë ka disa dilema, e para ajo e grave, që jeni gjobitur për numër të pamjaftueshëm të grave në listë?
Gratë e vendosura në listat e PD, dy prej të cilave kryesojnë qarqe si Korça dhe Dibra dhe shumë të tjera që janë në listën e Tiranës, të cilat janë të gjitha të vendosura në pjesën e parë të listës. Po kështu në Durrës nuk kemi pritur të bëjmë rreshtimin ligjor, në Vlorë nuk kemi pritur të bëjmë rreshtimin ligjor, dhe Lezhë ku nuk kemi pritur rreshtimin ligjor. Gratë janë numri dy në këto tre qarqe. Kjo tregon që për ne rëndësi ka patur vendosja e zonjave vajzave të spikatura, në pozicione të qarta të promovuara dhe kjo ka shumë rëndësi. Numër, shumë e për lumë ka patur çdo parti, ka patur edhe Edi Rama e patë se çfarë ndodhi me gratë e Lezhës. Pasi iku Mimi Kodheli për t’u bërë ministre, njëra pas tjetrës u spostuan për t’i lënë vend personave me rekorde kriminale. E rëndësishme që gratë në listën e PD kanë përfaqësimin më dinjitoz më numërik, padyshim, por dhe më cilësor ndër vite. Në ekipin fitues të PD, në grupin e ardhshëm parlamentar dhe padyshim në qeverisjen e ardhshme do të ketë më shumë gra seç ka patur ndonjëherë në histori që nga themelimi i PD. Lista është listë elektorale, mund të kesh njerëz me kontribute të spikatura, apo njerëz me kontribute të veçanta, siç përmendët ju drejtuesit e strukturave organizative, drejtuesin e Forumit Rinor të PD, që janë pjesë e stafit tim të stafit të fushatës. Partitë moderne funksionojnë në këtë mënyrë….

-Premtuat që do të fusni një model amerikan…?
Organizimi është organizim, mozaikun elektoral është mozaik elektoral. Natyrisht ka pasur shumë personalitete që kanë mbetur jashtë listës, zgjedhja ka qenë e vështirë, vendimi ka qenë i vështirë, koha ka qenë e kufizuar, por vendimi është i drejtë, është vendimi që do merrja në çdo rrethanë, është vendimi im dhe unë i qëndroj totalisht këtij vendimi.

-Kjo listë është prova më e mirë që këto zgjedhje janë basti juaj. Vërërtetë janë 82 për qind prurje të reja, por me cilin kriter janë përzgjedhur. Ju jeni i ardhur në politikë në vitin 2005, por politika kërkon të bësh dhe atë gavetën atë zborin. Ndërkohë që PD i kishte femra që mund të ishin përfaqësuese si Znj Topalli, Znj Bregu, por këtu dalim tek dilema. Mos me këtë listë me një gur keni vrarë disa zogj. Zhdukët disa zogj kritik brenda partisë tuaj, ndaj jush personalisht?
Kjo është një fabul e ndërtuar plotësisht, le të themi nga disa persona të interesuar, sigurisht me një axhendë të caktuar ndaj Lulzim Bashës. Tek lista e të larguarve ka depuetë që më kanë kundërshtuar, ka deputetë që kanë qenë mbështetës total të kryetarit të PD dhe betejave të mia. Fakti që janë jashtë liste nuk tregon se unë jam hakmarrës ndaj njërit apo mosmirënjohës ndaj tjetrit. E dyta, nuk është se erdhi dikush t’i zerë vendin dikujt tjetër. Nuk është kështu, janë dy vendime të ndara. Një vendim është për persona që kanë shërbyer dhe kam shprehur mirënjohjen për një kohë të gjatë, ka ardhur koha dhe askush s’mund të jetë i përjetshëm në politikë. Dhe po kështu ka ardhur koha që persona të tjerë të promovohen, në bazë të vlerave që përfaqësojnë në bazë të fluskeve dhe komuniteteve që përfaqësojnë, dhe natyrisht do të testohen dhe në rast se testimi ecën me sukses, do të kenë një karrierë politike, por edhe ata nuk do të jenë të përjetshëm, siç do të jem unë i përjetshëm në politikë. Sepse cikli i përjetësisë politike merr fund me politikën e re. Ricklimi i elitave është parim themelor i demokracive perëndimore, nuk ka politikan të përjetshëm nuk ka elitë të përjetshme.

-Cili është kriteri që ju një pjesë të veteranëve të ish-ministrave i keni lënë jashtë, ndërkohë që keni vënë zotin Pollo e të tjerë. Keni vënë zotin Alibeaj, zotin Halimi në Berat, zotin Halimi në Lezhë. Pra, cili është kriteri që keni përdorur ju për të lënë jashtë njerëz që i përkasin të njëjtës epokë, të njëjtit formim?
Synimi nuk ka qenë të largojmë apo pastrojmë një gjeneratë, apo një gjeneratë tjetër. Por ka qenë një ndërthurje e përvojës me rininë, me kontributin ndër vite, me kontributin në fusha të veçanta veçanërisht në fushën akademisë, ekonomisë, inxhinerisë, të profesioneve të ndryshme. E përafqësimit thellësisht politik me përfaqësimin komunitar, pra, ka qenë ndërthurje e këtyre vlerave për të sjellë një ekip sa më përfaqësues, më përfaqësuesi sot në Shqipëri, një ekip vlerash të ripërtërirë, dhe padyshim një ekip që do të garantojë fitoren në 25 qershor.

-Megjithatë, njerëzit thonë. Ky është basti i Lulzim Bashës ky është ekipi i tij. Ju thatë që është një vendim i juaji, megjithatë fakti që në këto lista është Sali Berisha, për një pjesë të opinionit publik e ul besueshmërinë e opinionit publik. Pasi nëse ka një person që përfaqëson të shkuarën në sensin historik të fjalës është zoti Berisha, dhe atë ju e keni në pjesën fituese të listës së Tiranës.
Po ke të drejtë në këtë që thua, por Sali Berisha vjen aty si një kandiat për deputet i larguar nga të gjitha funksionet drejtuese, pa asnjë rol në vendimmarrjet drejtuese. Çfarë do lloj roli të kisha zgjedhur unë, primare siç do doja vetë, propozimet apo vendimet në Këshillin Kombëtar të PD të jesh i sigurt që Sali Berisha prap do të ishte në listë. Dhe në këtë kuptim. dua ta shikosh si një simbolikë të PD-së, të një njeriu që ka dhënë kaq shumë për demokracinë për ekonominë, për shkollat për pensionet spitalet, rrogat. Dhe në këtë kuptim, absolutisht me gjithë trashëgiminë me gjithë atë që përfaqëson, ai ka një vend në listë në grupin parlamentar si deputet i thjeshtë i PD-së, pa asnjë spunto për sa i përket rolit apo peshës në PD, sepse ai vetë është tërhequr nga ky rol. Edhe ky ka qenë vendimi im, absolutisht vetëm i imi, dhe siç ju dhashë është në kuadrin e harmonizimit të PD-së, kontributeve ndër viteve, të fytyrës dhe gjakut të ri, të aleancës me faktorët qytetarë që kërkojnë ndryshimin e vërtetë, me akademikë me profesionistë, gra e burra, djem e  vajza të reja. Kjo është lista, është një mozaik qytetar 82% e tyre nuk kanë qenë më parë deputetë. Kjo tregon se PD ja ka dalë dhe unë ja kam dalë të bëj ndryshimin që u premtova qytetarëve.
-Ky premtim si u prit nga zoti Berisha? Pasi pas daljes së listave u sulmuat hapur dhe ashpër nga njerëz të afërt të ish-kryeministrit siç ishte zoti Gjergj Lezhja për shembull?
Unë nuk merrem me komente dhe me shpjegime, unë them diçka nga përvoja ime dhe që ma dikton. Vendimet janë të vështira, por janë vendimet e duhura. Unë i kam marrë këto vendime i kam marrë gjithmonë në interesin publik, të interesit qytetar të PD-së, dhe i kam marrë pa asnjë mëdyshje apo kalkulim se çfarë do të ndodhë, çfarë do më sulmojë dhe çfarë do të thotë. Ajo që qëndron është një listë e re, është një mbajtje premtimi ndaj qytetarëve për rinovimin e ekipit fitues të PD-së, ky është vendimi kjo është lista fituese, elektorati ka mirëpritur listën ky është një ekip fitues do t’i jap shqiptarëve ndryshimin që meritojnë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

-A keni një koment për atë që nisi si lëvizje në fakt është ndërprerë tani, me lëvizjen Topalli-Imami
Nuk kam asnjë koment për listën përveç se asaj që ju thashë, ky është vendimi im, këto janë vendime të vështira, koha për këto vendime erdhi unë i mora dhe ja ku jemi!

– A keni akuzuar kryeministrin Rama se në listat e tij futi njerëz, afera, biznesmenë dhe lista juaj e Vlorës kryesohet nga një biznesmen, listën e Shkodrës ku u fut një tjetër biznesmen?
Agron Shehaj është një simbol i qytetit të Vlorës. Vjen nga një familje patriotike e hershme dhe me vlerat e vlonjatëve ka çarë si sipërmarrës në Itali dhe më pas modelin e kaloi në Shqipëri. Agron Shehaj është në atë listë për të treguar modelin e një sipërmarrësi të suksesshëm, sepse nuk ka nevojë për tendera. Ka me mijëra të punësuar në Tiranë dhe qindra të tjerë në listë. Ai është në krye të listës si model i suksesit, jo si biznesmen. Profesor Gjok Uldedaj është përfaqësues tipik popullor, i denjë që njeh hallet problemet dhe pjesë e ekipit tim sa i përket fushës së bujqësisë. Lista e PD është një listë vlerash e ripërtërirë.

– Kritikuat Henri Çilin si klientelist i politikës, por futët pedagogët e tij në listat e deputetëve?
Ata nuk janë njerëz të Henri Çilit, janë njerëz të Shqipërisë që kanë mbi të gjitha moralin. Profesor Romeo Gurakuqi, nuk është njeri i Henri Ccilit. Në do ta dish ti momenti që mbushu kupën Henri Çili  është se e hoqi nga dekan i doktoraturave, sepse nuk pranoi të bënte shkrim kundër PD. Nuk janë njerëz të Henri Ccilit janë njerëz me moral të padiskutueshëm, secili prej tyre kanë integritetin moral që mund të mos e kenë parti të tëra në Parlament.

– Një nga tonet kryesore të 90 ditëve protestë në çadër ishte ajo kundër Sorosit, e megjithatë shumë nga këta “sorosianë” janë sot në listat tuaja?
Asnjë. Shiko unë nuk kam asgjë personale kundër Sorosit. Unë kam kundërshti me mënyrat okulte të influencimit politik. Nëse e bën Sorosi apo e bën një grup i caktuar fetar, apo ideologjik pak rëndësi ka. Kuptimi i demokracisë, siç e njoh unë nga kultura ime e të jetuarit në një nga vendet më demokratike të botës, e të studiuarit të modelit të demokracisë në Holandë, është se çelësi i demokracisë është transparenca, ndaj publikut, Në rast se duhet të marrësh vendime ndaj publikut, duhet të kesh transparencën, dhe që më pas të kesh legjitimitetin e mbështetjes popullore. Në qoftë se do të mbështetës politikanë, qoftë me para qoftë me ligje, qoftë me lobing, edhe quhesh OJQ kjo është e papranueshme. Sepse Edi Rama ka fituar në këto 27 vjet nga rrjetet sorosite në Tiranë, për të avancuar një axhendë puro politike të tijën, që nuk ishte në shumë raste axhenda politike e Shqipërisë apo e shqiptarëve. Ky është problem, nuk është problem asnjë individ asnjë emblemë. Problem është influenca okulte dhe jo transparente e njerëzve të Xhorxh Sorrosit në Tiranë në ndihmë të një personi politik siç është Edi Rama dhe një formacioni politik, që shpeshherë ka dëmtuar interesat e shqiptarëve, stabilitetin e shqiptarëve, interesat e Shqipërisë dhe ekonominë e vendit.
Çelësi i demokracisë është transparenca ndaj publikut, edhe lobing, edhe OJQ kjo është e papranueshme. Problemi është influenca jotransparente.

– A keni një reagim për akuzat e Lefter Maliqit?
I vetmi reagim them se ishte vendimi i duhur që mos ishte në krye të listës dhe do të ishte vendim edhe më i duhur të mos ishte në listë fare.

Artikulli paraprakKapen në makinën e kreut të PS dy trafikantë droge
Artikulli tjetërFaqja e pare