Basha: Rama nuk ka shans të detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral…

Edi Rama nuk ka asnjë shans t’i detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Shikoni se çka bërë: 5 kandidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtpërdrejtë të dosjeve hetimore për shitblerjen e votave.

Valbona Sako, e dyshuar dhe sot duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu. 4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur.dhe po të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës.

Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës.

Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin.

Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit. Vora, Tirana dhe Shqipëria s’ka për ta pranuar kurrë këtë.

1 35

60948006 2251538698508106 3895961922213773312 n

e42fe390 4a24 4d57 94de cad53e65ba0e

6 9

Artikulli paraprakBasha: Me planin e 30 qershorit Rama kërkon të asgjësojë demokracinë, nuk ka asnjë hap pas!
Artikulli tjetërBasha: Do të anullojmë koncensionet korruptive, paratë e grabitura do t’i kthehen shqiptarëve