Basha: Do të anullojmë koncensionet korruptive, paratë e grabitura do t’i kthehen shqiptarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh gjatë takimit me banorët e Vorës se, PD kur të vijë në pushtet do të anullojë koncensionet korruptive dhe paratë e grabitura do t’i rikthehen shqiptarëve.

Basha tha se, kjo është një betejë pa kthim dhe gjithçka që bëhet nuk është për karriken e tij.

Ai premtoi edhe një herë se do të anullohen të gjitha koncensionet dhe kontratat korruptive të kësaj qeverie.

“Zot në këtë vend janë qytetarët dhe jo hajdutët. Senat dhe president të zgjedhur nga populli. Referendume për të gjitha çështjet që kanë lidhje me jetën tuaj. Reformë të thellë që mos lejohet asnjë parti të mbetet peng i krimit dhe i një grushti oligarkësh, që janë ulur të babëzitur në tryezën e Ramës”, u shpreh Basha.

“Ne do ta bëjmë realitet anullimin e çdo koncensioni e kontrate korruptive. Do ti paguajnë një për një pas e do t’i kthejmë në pensione. Minimali do të jetë 250 mijë lekë në 4 vitet e para”, vijoi kreu i PD.

Artikulli paraprakBasha: Rama nuk ka shans të detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral…
Artikulli tjetërDeklarata e fortë nga Gjermania: Protestat janë shenjë e pakënaqësisë, të shtyhen zgjedhjet lokale