Basha përshëndet deklaratën e KiE: Në 30 Qershor nuk pati zgjedhje, pushteti i vendor sot nuk është pluralist dhe as i qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti deklaratën e misionit të Këshillit të Europës, i cili kritikoi një ditë më parë procesin e votimeve më 30 Qershor.

“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30 Qershor nuk pati zgjedhje, se pushteti i vendor sot nuk është pluralist dhe as i qytetarëve”, u shpreh Basha në një deklaratë të berë përmes Twitter.

Njësoj si dje në bashkëbisedimin e hapur me qytetarët, kreu i opozitës theksoi rëndësinë e e votës së lirë.

“Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’u kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, tha Basha.

Një ditë më parë, pas vizitës së kryer në Tiranë, Këshilli i Europës vuri në dukje pasojat negativebtë 30 Qershorit për demokracinë dhe besimin e qytetarëve.

“Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”, deklaruan drejtuesit e këtij insotrucioni të rëndësishëm europian për demokracinë dhe autonominë e pushtetit lokal.

7b3fb87e 33d8 4865 a991 aa29f49c0372

Artikulli paraprakAksidenti tragjik/ Kush ishin dy mësuesit që humbën jetën ditën e sotme
Artikulli tjetërMeta intervistë për VOA: Me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, po hidhet në erë reforma në drejtësi