Aksidenti tragjik/ Kush ishin dy mësuesit që humbën jetën ditën e sotme

Një aksident tragjik i ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës i mori jetën dy mësuesve të shkollës së Krahëës, Aleksandër Sako rreth 40 vjeç dhe Orinda Hoxha rreth 36 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake, të dy po kthehshin me makinë në Memaliaj, nga fshati Krahës, ku jepnin mësim. Në një moment, mjeti tip “Benz” me targa “TP0700B” ka dalë nga rruga dhe është batuar, duke përfunduar në kanalin anë aksit. Për pasojë, mësuesit kanë humbur jetën.

“Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur ‘Mogila’, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

1 19

2 13

Artikulli paraprakKoronavirus kërkon impenjim serioz dhe jo propagandë!
Artikulli tjetërBasha përshëndet deklaratën e KiE: Në 30 Qershor nuk pati zgjedhje, pushteti i vendor sot nuk është pluralist dhe as i qytetarëve