Basha: Përballje në rrugë e sheshe, Parlamenti do çlirohet nga banda ose do të zhbëhet, mesazhi për ambasadorët

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka reaguar ashpër për votimin e djeshëm në Kuvend të projektligjit që nënkupton shembjen e Teatrit Kombëtar.
Basha tha se, Rama me votimin e këtij ligji, sapo dokumentoi vjedhjen e hapur për të ndërtuar 6 kulla.
Kreu i PD i bëri thirrje presidentit Meta që të mos e dekretonte ligjin , dhe po ashtu ju kërkoi ambasadorëve të vendeve partnere që të shprehen kundër këtij projekti, që sipas tij bëhet për të pastruar paratë e pista.
Pjesë nga deklarata e Bashës
Akti i djeshëm është një ligj që ligjorën vjedhjen.
Akti i djeshëm është vjedhja e tokës publike për të ndërtuar 6 kulla. Akti i djeshëm është bërë vetëm për të pastruar paratë e drogës.
OSBE para disa vitesh tha se Edi Rama kishte vjedhur 200 milionë euro. Imagjinoni se çfarë ka fituar këto vite.
Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është anti-kushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor.

Dje Kuvendi ka votuar për të miratuar vjedhjen dhe shkatërrimin. Deri dje krimi e korrupsioni ishin të jashtëligjshëm, por mbrëmë 75 hajdutë votuan për ta ligjëruar.
Projekti i Edi Ramës është një akt barbar ndaj kulturës, një akt që edhe komunistët nuk e bënë dot.
Ne i bëjmë thirrje presidentit që të mnos e dekretojë ligjin e vjedhjes, ju bëjmë thirrje qyteatrëve të qëndrojmë së bashku.
Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve partnere, ja ku e keni një veprim të pastër të pastrimit të parave, ja ku e keni një tufë me peshq të mëdhenj, nëse nuk flisni sot nuk ka për t’iu besuar askush nëse flisni nesër. Ne do të përballemi në rrugë dhe në sheshe, derisa ky taleban të largohet nga drejtimi i vendit.
A keni diskutuar për bojkot ose djegie mandatesh? Dhe pse nuk ishit dje në pritjen e organizuar nga ana e ambasadorëve?
E dyta është fare e thjeshtë, qeniet njerëzore nuk kanë mundësi që të jenë njëherësh në dy vende. Ne ishim në Kuvend. Djegia e mandateve është opsioni i lehtë, por ne do të qëndrojmë deri në pasrtimin e parlamentit.

Artikulli paraprakXhafa porositës i “vetëvrasjes” së shoferit të tij
Artikulli tjetërPse ish-gruaja e Ramës indinjohet me mbrojtësit e Teatrit