Pse ish-gruaja e Ramës indinjohet me mbrojtësit e Teatrit

Nga Ergys MËRTIRI

Delina Fico shprehet e indinjuar per gjuhen vulgare, me te cilen, sipas saj, mbrojtesit e teatrit po sulmojne ata qe jane pro shembjes se tij, duke helmuar debatin me akuza qe synojne te denigrojne palen tjeter!
Znj. Fico, e cila nuk ka lene proteste pa dale ne mbrojtje te ish-burrit te saj (Edi Rama) kur ishte ne opozite, sot nuk del te mbroje teatrin nga ish-burri, por etiken publike nga ata qe shajne ish-burrin dhe garden e tij te artisteve dhe analisteve!
Zonjes Fico i ben pershtypje vetem gjuha e njeres pale, e cila ne fakt eshte me shume pala e sulmuar prej arrogances se pushtetit, e nuk i ben pershtypje gjuha e pales ne pushtet, perfshi ketu edhe aktore e intelektuale sherbetore te qeverise, qe helmojne koleget e tyre te ndodhur ne anen e drejte te barrikades. Zonjes Fico nuk i ben pershtypje gjuha e ish-burrit, qe i konsideron te gjithe ata qe mbrojne teatrin, njerez qe marrin urdhera politike, ndonese nje pjese e tyre, kane qene perkrah znj. Fico ne mbrojtje te kauzave, prej te cilave perfitonte, ish-burri, atehere ne opozite.

Sipas saj, ata paskan te drejte te vene ne dyshim sinqeritetin e nje kauze te drejte si mbrojtja e teatrit, kurse ne jo. Ata paskan te drejte te akuzojne se ne jemi te instruktuar nga politika, ndersa ne nuk paskemi te drejte te aludojme arsyet e rreshtimit te tyre ne krah te qeverise! Ne nuk na lejohet te habitemi me faktin qe vete Znj. Fico, minimumi nuk ka vulnetin te evidentoje te njejtin problem edhe nga ata qe mbrojn qendrimin e saj.
Pra, sipas znj. Fico, ata kane te drejte te na konsiderojne interesaxhinj te instruktuar nga politika megjithese kauza jone eshte e drejte, ndersa ne nuk paskemi te drejte te aludojme interesa prapa qendrimeve te tyre te shtremberta, edhe kur shohim se psh. znj. Fico nderkohe e ka burrin minister ne qeverine e ish-burrit! Konflikti i interesave nuk e prekka sipas saj, debatin publik, edhe kur ai perfshihet deri ne gjirin e familjes.
Paanshmeria eshte subjektive, varet nga e kap! Znj. Fico duket se e zoteron mire! Por neve, cfare na mbetet pervec cinizmit te vulgaritetit?!

fico

Artikulli paraprakBasha: Përballje në rrugë e sheshe, Parlamenti do çlirohet nga banda ose do të zhbëhet, mesazhi për ambasadorët
Artikulli tjetërSi u manipulua votimi për ligjin e Teatrit! Votoi edhe deputeti që nuk ishte i pranishëm në seancë