Basha në Shkozet: Dy muaj pas tërmetit, banorët po paguajnë faturën e dështimit dhe të propagandës së Ramës

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u takua në Shkozet me banorë të braktisur nga shteti, të cilët nuk kanë marrë bonusin e qerasë prej 2 muajsh. Banorët thanë të revoltuar se pallati i tyre është shumë i dëmtuar, por bashkia, pa bërë vlerësim me ekspertizë, u ka thënë të futen brenda.

Për kryetari e opozitës, kjo situatë pasigurie tek njerëzit 2 muaj pas tërmetit, është fatura e dështimit dhe e propagandës së qeverisë.

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dismensionin e tretë të krizës. E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor, lëvrohen 150 milionë dolarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë”, tha Basha.

2 60

3 44

4 25

5 11

6 7

Artikulli paraprakRama tërhiqet nga “paketa antishpifje”, pas presionit ndërkombëtar!
Artikulli tjetërReagon Vokshi: Fitoi fjala e lirë! Edi Rama nuk e kaloi ligjin që kërcënon gazetarët me burg!