Basha: Bashkëpunimi me forca të tjera politike vetëm nëpërmjet vlerave themelore

Gjatë intervistës së tij në “Euronews Albania”, kreu demokrat, Lulzim Basha, u shpreh se PD është e hapur për të bashkëpunuar vetëm me ato forca të tjera politike që besojnë te vlerat themelore, mes të cilave renditi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përparimi i Reformës në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Tek vlerat themelore, padiskutim 3 janë kryesoret: objektivi kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ky të mos mbetet thjesht një deklaratë bosh, kjo do të thotë që aleanca me partnerët tanë strategjik është dhe mbetet e pacenueshme. Pjesë e kësaj aleance është dhe përparimi i reformës në drejtësi ku lufta kundër korrupsionit është qartësisht prioritet kombëtar, jo thjesht politik i Partisë Demokratike. Nuk mund të kesh prioritet luftën kundër korrupsionit, nuk mund të bësh thirrje për luftë kundër korrupsionit, nuk mund të bësh protesta kundër korrupsionit qeveritar dhe t’i kundërvihesh nga mëngjesi deri në darkë të vetmit institucion që është i pajisur nga Kushtetuta, nga aleatët tanë strategjikë dhe nga taksapaguesit shqiptar për të luftuar korrupsionin, siç është SPAK-u.” – u shpreh ai.

Basha: “Do të jemi të hapur me të gjithë ato forca politike që bashkëndajnë disa vlera themelore dhe pastaj do të shtrihet edhe më shumë në ato që ndajnë disa pikpamje programore. Tek vlerat themelore, padiskutim 3 janë kryesoret: objektivi kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ky të mos mbetet thjesht një deklaratë bosh, kjo do të thotë që aleanca me partnerët tanë strategjik është dhe mbetet e pacenueshme. Pjesë e kësaj aleance është dhe përparimi i reformës në drejtësi ku lufta kundër korrupsionit është qartësisht prioritet kombëtar, jo thjesht politik i Partisë Demokratike. Nuk mund të kesh prioritet luftën kundër korrupsionit, nuk mund të bësh thirrje për luftë kundër korrupsionit, nuk mund të bësh protesta kundër korrupsionit qeveritar dhe t’i kundërvihesh nga mëngjesi deri në darkë të vetmit institucion që është i pajisur nga Kushtetuta, nga aleatët tanë strategjikë dhe nga taksapaguesit shqiptar për të luftuar korrupsionin, siç është SPAK-u. Prandaj ky është një tjetër element përbashkues me aleatët tanë. Dhe e treta natyrisht është qëndrimi ndaj votës së shqiptarëve. Këto janë korriza e vlerave dhe brenda kësaj padiskutim qëndron programi. Sepse shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë që politikës t’i kthehet një fytyrë njerëzore. Që institucionet shtetërore që janë privatizuar nga Edi Rama, t’i kthehen qytetarëve.”

Artikulli paraprakBasha në Euronews: Ja vija blu që të bashkohemi rreth një alternative
Artikulli tjetër“Frika e ka kapur qeverinë”, Basha: Sekretari i përgjithshëm kryeministrit ka dhënë urdhër për çdo audit të KLSH të hapet një dosje e veçantë