Basha me banorët e revoltuar nga përmbytjet dhe harresa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa dje nga afër situatën e krijuar nga përmbytja në banesa dhe biznese në zonën e Vorës. Mungesa e investimeve në kanale kulluese dhe investimet fasadë janë shkaktarët e kësaj situate, theksuan fermerët, ndërsa bënë të ditur se të gjithë mundin e tyre e mori përmbytja.
Banor: Janë të gjitha të mbjellme, ja shihi tani dëmet. Ato farat e reja që i kishim vu i ka zhduk fare, i ka marrë. Ndërsa këto që janë fut në tokë, këto i ka mbyt në lluc.
Basha: Kanë dalë jashtë përdorimit?
Banor: Jashtë përdorimit, s’merren më ato. Ja shikoje vetë, nuk bëjnë më. Unë jam gati që të fus lekë e jo më të marr dëmshpërblim vetëm që të bëhet ky kanali kryesor sepse është e përhershme dhe shpëton njëherë e mirë i gjithë fshati. S’ka më probleme pastaj.
Basha: Problemi është që qeveria nuk e ka pasur prioritet këtë punë, prioritet ka patur fasadat. Në qoftë se në tre vjet e ke mendjen tek fasadat nuk je në gjendje të ndihmosh njerëzit kur vjen kjo ditë. Kaq e thjeshtë është. Pastaj të ngelet të bësh shfaqjet në televizor. Unë kam ardhur edhe t’ju shoh edhe t’ju them meqë këtu në këtë bashki i zgjedhuri është i PD-së, bashkia do të bëjë gjithçka brenda mundësive për t’ju ardhur në ndihmë. Edhe për t’i bërë thirrje qeverisë këtu nga terreni që t’i lënë llafet, të lënë propagandën, të vijnë në ndihmë të njerëzve dhe të bizneseve që janë përmbyt e që jeni me duart lart e me sytë nga qielli. Ka me dhjetëra, me qindra familje që janë përmbyt.
Banor: Ne nuk kemi nga të shkojmë. Jam vetë i shtati e s’kam ku të firmos më. Jam pa punë pa gja.
Basha: E keni parë ndonjëherë autostradën me u bë ashtu si lumë?!
Banor: Asnjëherë.
Basha: Pse u bë?! Sepse e kishin mendjen tek palmat, nuk e kishin mendjen me bë një investim që t’i vinte në ndihmë edhe biznesit, edhe fermerëve, edhe familjeve buzë autostradës.
Zoti Basha vizitoi dhe disa familje të përmbytura dhe pa nga afër dëmet e shkaktuara. Banorët thanë se asnjë investim nuk kanë parë në këto tre vjet. Përmbytja u ka shkatërruar gjithçka.
Basha: A ka ardh me ju pa njeri?
Banore: Asnjë. Shko shihe një çik atje kanalin se s’është pastru ndonjëherë. Kam difekt edhe me dritat, jam duke hudh lekë muaj për muaj. Shihe ujtin, çuni im ka punuar 22 vjet për këtë shtëpi. E kam ble më ‘92, s’ka ba asnjëherë vaki kështu.
Banor: Vetë i shtati jeton këtu.
Basha: A je ku në punë a jo?
Banor: Jo. Pa punë jam.

Artikulli paraprakFyerjet ndaj Trump, Rama i sponsorizuar nga interesat okulte
Artikulli tjetërSoros organizon protestat kundër Trump në SHBA