Basha: Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opozitës së bashkuar Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së mbajtur para Kryeministrisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha teksa e quan protestën si madhështore shprehet se, “Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!”
“Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!”, shkruan Basha.

protesta11

Artikulli paraprakRama urdhëron terror policor, forca të shumëta policie janë shpërndarë në të gjithë Tiranën duke arrestuar protestuesit
Artikulli tjetërIshte vetëm fillimi i përpjekjes sonë për të kthyer demokracinë, drejtësinë dhe mirëqeverisjen