Rama urdhëron terror policor, forca të shumëta policie janë shpërndarë në të gjithë Tiranën duke arrestuar protestuesit

Rama ka urdhëruar terror policor ndaj protestuesve të opozitës. Pas protestës, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet nëpër autobusët e protestuesve të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre. Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar deri më tani rreth 25 persona në Polici.
Mësohet se policia ka ndaluar të gjithë autobusët me protestues nga Elbasani, ndërsa është arrestuar Florenc Hoxha, ish drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës.
Burime bëjnë me dije se forca të shumëta të policisë janë shpërndarë në të gjithë Tiranën, në ndjekje të personave që ushtruan dhunë para Kryeministrië.
Nuk është e qartë nëse ka urdhër arresti ndaj Florenc Hoxhës, apo marrje në pyetje.

auto police kryeministria studentet

Artikulli paraprak“Pse Edvini paska të drejtë të dhunojë dhe populli që proteston kundër dhunës quhet “i dhunshëm”?!
Artikulli tjetërBasha: Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!