Basha: 7 vjet më parë Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për qytetarët e biznesin, por të vetmit që përfituan janë një grusht oligarkësh

Basha në Elbasan: Biznesi i vogël është në krizë të thellë. Të bashkuar dhe me votën e lirë do t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike

Xhiro ditore ka rënë nën 50 përqind dhe shumë sipërmarrës të vegjël po detyrohen të mbyllin aktivitetin.

Qeveria i braktisi bizneset dhe qytetarët ndërsa Bashkia e Elbasanit po ju vjel të gjitha detyrimet vendore ndonëse u zotuan se kjo nuk do ndodhte.

7 vjet më parë Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për qytetarët e biznesin. Por të vetmit që përfituan janë një grusht oligarkësh.

Të lodhur, të mashtruar, të varfëruar e të braktisur qytetarët kërkojnë ndryshim.

Të bashkuar dhe me votën e lirë të qytetarëve do të sjellim normalitet dhe do t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike duke krijuar mundësi për punë e mirëqenie për çdo shqiptar.

1 29

2 21

4 11

Artikulli paraprakTërmetet rikthehen në Tiranë dhe Durrës, panik te banorët
Artikulli tjetërBundestagu: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme parakusht për rrugën drejt BE