Bundestagu: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme parakusht për rrugën drejt BE

Johann Wadephul, numri dy i CDU/CSU, ka komentuar marrëveshjen e arritur mes Mazhorancës dhe Opozitës për Reformën Zgjedhore.

Përmes një reagimi në Twitter, Wadephul shprehet se, dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit.

Sipas parlamentarit gjerman, diferencat mes palëve duhet të sheshohen me qëllim garantimin e votës në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Posimi i plotë në Twitter

Dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit.

Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja palët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti!

1 30

Artikulli paraprakBasha: 7 vjet më parë Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për qytetarët e biznesin, por të vetmit që përfituan janë një grusht oligarkësh
Artikulli tjetërPara dhe vota! Mediat italiane: Një ‘det’ me drogë nga Shqipëria drejt Italisë!