Banorët e Unazës së Re i bashkohen studentëve te kryeministria

Banorët e “Unazës së Re” i janë bashkuar protestës së studentëve pas kryeministrisë pas thirrjes së tyre ndaj të gjithë qytetarëve shqiptar për një protestë mbarkombëtare.
Thirrja e studentëve që t’i bashkohet protestës së tyre çdo shqiptar që i mbështet por edhe që mund të ketë një arsye personale apo komunitare për të protestuar, pa logo dhe simbole politike, vjen pas përfundimit të afatit të vendosur prej tyre ndaj qeverisë për të pranuar kërkesat që kanë parashtruar deri dje në orën 16-00.
Njëra prej studenteve protestuse e cila ka kaluar natën përpara kryeministrisë, u shpreh për Fax Neës se mbështetja që vjen nga banorët e “Unazës së Re’ është mbështetje dhe ne e respektojmë për aq kohë sa ajo është e pastër dhe që nuk shfaq bindje politike.
Ajo tha gjithashtu se kam dëgjuar shpesh për kërcënime personale ndaj studentëve që protestojnë për procedime penale ndaj tyre.

protesta 2

Artikulli paraprakStudentët konfrontohen me policinë para Kryeministrisë
Artikulli tjetërNis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, lista me 352 kandidatët për Këshillin Kombëtar