Balliu tregon spiunin tjetër të sigurimit të shtetit në polici

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu publikoi një tjetër emër të një zyrtari në strukturat e policisë i cili ka qenë pjesë të sigurimit të shtetit.

Balliu duke iu referuar dokumenteve të paraqitura gjatë një interviste në Ora News, u shpreh se Artan Shkëmbi ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, pavarësisht se ai ka kaluar dhe procesin e vettingut.

Ai denoncon skandalin pasi sipas tij, vetë struktura e vettingut e ka publikuar se Shkëmbi ka qenë “sigurims” dhe sërish e ka kaluar.

“Sot është një fatkeqësi kombëtare, që ata (sigurimsat) nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi për krimet që kanë bërë por i shohim në institucionet si Policia e Shtetit. Dy emrat e publikuara nga PD, Gjovalin Loka dhe Albert Dervishaj. Loka me skemat e sigurimit të shtetit dhe me dhunën që ai kishte mësuar ai e provoi ditën kur mori komandën për shkatërrimin e teatrit i cili organizoi dhunën ndaj artistëve dhe qytetarëve. Kjo vlen dhe për Albert Dervishajn që me skemat kriminale kërkon të kthejë metodat e policisë së Enver Hoxhës”, tha Balliu.

Artikulli paraprakTjetër ngjarje e rëndë/ Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit pacienti me Covid-19
Artikulli tjetërPse vetëvriten pacientët tek spitali “Shefqet Ndroqi”?