Pse vetëvriten pacientët tek spitali “Shefqet Ndroqi”?

Nga Bardh SPAHIA

Sot u shënuar rasti i dytë, kur një pacient me Covid-19 I jep fund jetës duke u hedhur nga një kat i spitalit “Shefqet Ndroqi”! I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve për humbjen e të dashurit të tyre. Por kjo është një ngjarje e përsëritur në këtë spital që nuk mund të kalojë sërish në heshtje.

Drejtuesit militantë të këtij spitali, ministrja e PPP-ve, tenderave sekretë dhe territ informativ duhet të thonë, se përse në më pak se tre javë, dy pacientë i dhanë fund jetës duke u hedhur nga katet e këtij spitali!

Cfarë ndodh në këtë spital që prodhon ngjarje të tilla tragjike? Përse të sëmurë me Covid-19, në vend të trajtimit mjekësor në këtë spital, zgjedhin vetëvrasjen?

Dhe më e rënda: përse duhet ta mësojmë nga mediat një ngjarje kaq të rëndë e jo nga vetë spitali në fjalë? Pse në vend që të sqarojë publikun për këtë ngjarje të rëndë, ministrja e shëndetësisë bën postime propagandistike nga spitali, se sa mirë shkojnë gjërat aty? A ka më turp se të përpiqesh ta relativizosh këtë ngjarje të rëndë me propagandë?

Për drejtuesit militantë të këtij spitali: A ka më skandaloze se të fshehësh vetëvrasjen e një pacienti, nën kujdesin tënd? Dy vetëvrasje në më pak se tre javë nuk mund të jenë rastësi! Kjo situatë duhet sqaruar nga drejtuesit militantë të spitalit dhe ministrja e shëndetësisë, si dhe duhet hetuar nga autoritetet ligjzbatuese, sa më parë!

Artikulli paraprakBalliu tregon spiunin tjetër të sigurimit të shtetit në polici
Artikulli tjetërNuk ka asnjë plan sekret, bisedimet do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik