Tjetër ngjarje e rëndë/ Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit pacienti me Covid-19

NjNjë pacient është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatorimut, i infektuar me Covid-19 dhe ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për një 65 vjeçar nga Fushë-Kruja me iniciale M.H, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo i intubuar.

65-vjeçari ishte në një gjendje të stabilizuar dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 30 minuta më parë, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur se çfarë e ka shtyrë të moshuarin ti japë fund jetës së tij.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që përsëritet vetëm brenda pak javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi pak javë më parë, 29-vjeçari Xhino Koça, i infektuar me Covid-19, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë.

Kujtojmë se Xhino Koça po trajtohej në spítalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte ínfektuar me korónavirus, sémundje e cila mendohet që ti ketë rénduar gjendjen psíkologjike derisa vendosi të vetëvrítéj.

Por vdekja e tij u la në heshtje, dhe askush nga institucionet përkatëse nuk dha një arsyetim në lidhje me veprimin fatal të të riut, ndërkohë që gjendja rëndohet edhe me përsëritjen e aktit të rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakEdi Rama i ka braktisur shqiptarët në këtë kohë pandemie, nuk ka një strategji, as për këtë fazë të re ku do hyjmë
Artikulli tjetërBalliu tregon spiunin tjetër të sigurimit të shtetit në polici