Babëzia me tenderat, FZHR, 1 milion dollarë për një palestër shkolle

Fondi i Zhvillimeve Rajonale ka investuar në disa palestra në Shqipëri. Por, këtë herë investimi që do të bëhet në shkollën “Shtjefën Gjecovi”, Kurbin, ka vlera marramendëse, që arrin në 1 milion dollarë vetëm për rikonstruksionin e palestrës. Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data Albania, vë në dyshim nëse ja vlen gjithë ky investim për një palestër shkolle, në një bashki ku ujërat e bardha janë prej vitesh të kontaminuara me fekale për mungesë investimi.
“Shkolla ‘Shtjefën Gjecovi’ Kurbin vetëm për rikonstruksion palestre merr këtë vlerë. Pyetja është a bën gjithë inventari i shkollës me gjithë palestër 1 milion USD që t’i bëjë rikonstruksioni kaq? Interesante është fakti që gjithë plani teknik, nuk ka vlerë inventar ekzistues të pronës nën rikonstruksion, madje as sipërfaqen e palestrës dhe terrenit sportiv të veçuar nga ajo e shkollës.
Po kështu, ky fond për 2016 ka miratuar e tenderuar aktualisht rikonstruksion palestre dhe terreni sportiv në vlerën 72.25 milionë lekë të reja shkolla ‘Kozma Gjokë Basho’.
Qershia mbi tortë është palestra e shkollës ‘Migjeni’ dhe asaj ‘Sabah Sinani’ në Pukë, 43 milionë lekë të reja për palestër në një bashki ku të gjithë presin zhvillim përmes sporteve në natyrë, thënë më thjesht, t’i shkonte pak mendja Fondit dhe Bashkisë për një pistë skish se palestrat shkollore në një shtet të varfër pranohen edhe disi më modeste e të pakushtueshme. Po njësoj luks edhe palestra e shkollës së Reshenit me 1 miliard lekë (të vjetra). Sa nxënës kanë këto shkolla, a janë ata më të spikaturit në mjeshtri sportive? A jemi kaq të pasur sa të shpenzojmë fondin për palestra në zona aq të varfra sa nuk ka ujë e standard minimal në zhvillim?”, ka konstatuar drejtoresha e Open Data Albania.

Artikulli paraprakCash-i që transportohet nga bankat, sa paguan kompanitë e sigurimit në 2015
Artikulli tjetërShqipëria ngjitet 5 pozicione në FIFA