Askush nuk flet për heronjtë e sistemit shëndetësor…

Nga Orjola PAMPURI

Askush nuk flet per heronjte e sistemit shendetesor… (mjeket dhe personelin shendetesor).
Flasin gjithe patetizem per salla, per mure, per shtreter, per pizhama, hamburgera, e per gjithcka qe formeson puzzle-in e shoë-t te shemtuar me sistemin shendetesor, po per mjeket s’flet kush.

U kane vene disa klloune qe i kontrollojne i vene ne rresht, duke i kerkuar rregulla e orare, e me kompetencen e kllounit u heqin dhe diten e punes, duke harruar apo mbyllur syte sipas interesit se ne c’kushte punojne, po ashtu, ne keto 6 vite per paga nuk ka folur kush.

Per koncensione, e me konkretisht per ate te sterilizimit i cili lidhet dhe me punen qe ky spital i inauguruar rishtaz, do te kete lidhje, ku nje set kirurgjikal, fale koncensionit kushton 80 here me shume se c’do te kushtonte nese do ta ndermerrte shteti, heshtin e vijojne vjedhjen.

Koncensione ka, por incentiva dhe paga nuk ka. Kjo eshte qeveria qe punon vetem per te mashtruar, e vjedhur xhepat e shqiptareve me koncensione e kontrata abuzuese.

Anulimi i tyre, dhe paga fillestare e infermiereve 700 euro dhe e mjekeve 1200 euro, prioritet, per te hedhur hapin e pare drejt nje sherbimi cilesor shendetesor ku pacienti eshte prioritet dhe mjeku i mbeshtetur dhe motivuar brenda sistemit.

Artikulli paraprakRamës i doli boja si asnjë tjetri si mashtrues ordiner që…
Artikulli tjetërReagon VV: “Baton Haxhiu rren për të ndihmuar Thaçin”…