Arin e parë olimpik e fiton SHBA, Rama e 48-ta në 10 metra pushkë

Dita e parë e Olimpiadës së Rios shënoi njëkohësisht dhe debutimin e të parës atlete kosovare në një Olimpiadë, me Urata Ramën, që konkuroi në garën e 10 metra pushkë me ajër, duke u renditur e 48-ta nga 51 pjesëmarrës me rezultatin e 402.3 pikë në total, teksa më e saktë u tregua në qitjen e saj të tretë ku kapi rezultatin 101.3. Në këtë kategori u dha njëkohësisht dhe medalja e parë e artë e këtyre lojërave me amerikanen Virgia Trasher, që arriti të renditet e para pavarësisht se në garën kualifikuese ishte pozicionuar e 6-ta.
Qitësja amerikane mundi në një garë shumë të fortë dy kinezet, Du Li, që mori medalje argjendi dhe Yi Siling që mori medaljen e brozntë. Në finale, amerikania arriti të fitojë me vetëm 1 pikë diferencë mbi kinezen Du Li, duke marrë 208 pikë në total kundrejt 207 të kundërshtares së saj, ndërsa Yi Siling ishte shumë e shkëputur me 185.4 pikë.
Michael Phelps nuk i vë kufinj vetes. “Peshkaqeni” nga Baltimora synon të fitojë gjithçka në Rio 2016, edhe pse duket shumë e vështirë të përsëritë sukseset e mëparshme. Notari amerikan, fitues i 18 medaljeve olimpike, i ka idetë e qartë për olimpiadën. “Unë nuk kam një disiplinë të preferuar. Dua të fitoj katër medalje të arta në këtë olimpiadë. Do të ishte fantastike, sepse do të bëhesha i pari notar mbi 30 vjeç që arrin të fitojë qoftë një medalje të artë në një garë individuale. Në Londër 2012, doja të mbroja titullin në 200 metra flutur, por në fund humba, mirë tani nuk ka njeri që të më vendosë nën presion”, tha Phelps.

Artikulli paraprakRio 2016, spektakël në “Maracana”
Artikulli tjetërVeseli në Serinë A