Apeli i Tritan Shehut nga Gjirokastra: Gazetarë, mos u besoni të dhënave të KZAZ-ve, votimi po bojkotohet!

Ish-deputeti Tritan Shehu i ka bërë thirrje gazetarëve sot që të mos transmetojnë të dhënat e qendrave të votimit për një proces fals votimi, pasi pa dashje, bëhen pjesë e një farse kriminale që po godet demokracinë në Shqipëri.

Në një shënim në Fb, Shehu shkruan: “Të nderuar gazetarë, mos u besoni të dhënave që ju japin KZAZ. Janë krejt të falsifikuara, pra mos i transmetoni ato. Në rast të kundërt, pa dashje, bëni lojën e atyre që po organizojnë këtë farsë kriminale.

Të dhënat që u dhanë pak më parë për qarkun e Gjirokastres janë krejt të pavërteta e shumë larg realitetit. Janë një fabrikim i pavlerë i makinës propagandistike «gebelsiane » të ngritur pikërisht për të goditur demokracinë e instaluar despotizmin. Në fakt, qarku i Gjirokastrës, të gjitha bashkitë e tij, veçse po bojkotojnë me përbuzje. Detyra juaj është të pasqyroni të vërtetën e jo mashtrimet që ju serviren”.

Artikulli paraprakAnalisti i njohur ironizon Ramën: O klloun un bona hajgare, ti e more me vërte…
Artikulli tjetërTit kazinoja kap bingon e Ramës, ish-sigurimsat kthehen në partinë mëmë