Apeli i shkrimtarit të njohur: Mjaft heshtët për krimet e këtij plehu politik!

Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama duke i bërë thirrje opinionit publik të mos heshtë më për kriminelët politikë që kanë marrë në duar fatin e shqiptarëve. “Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe ç’ka i thotë Kryeministri i Shqipërisë, Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë!
Nuk kanë rëndësi as thëniet e Presidentit drejtuar Kryeministrit të shtetit amë, thuajse komunikon me një rrugaç të pandreqshëm!
E rëndësishme është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e alamet akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që e ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë, që e morën në duar fatin e shqiptarisë!
Pra, e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shkon përtej plehut politik!”, u shpreh shkrimtari i njohur.

Kim Mehmeti

Kim Mehmeti

Artikulli paraprakPedagogu thirrje Ramës e Lleshajt: Largoni policinë nga studentët!
Artikulli tjetërNjë dekret presidencial kundër ndarjes së Kosovës