Ambasada e SHBA: Yuri Kim u takua me kryeministrin Rama për marrëveshjen e 5 qershorit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka takuar ditën e sotme për 2 orë kryeministrin Edi Rama
Në një mesazh të shpërndarë për mediat nga Ambasada e SHBA, thuhet se, takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit dhe për zhvillimet politike në vend.

Sipas njoftimit, pritshmëritë e SHBA-ve në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit janë të qarta dhe të mirënjohura.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Artikulli paraprakKush e komandon Iranin
Artikulli tjetërFamilja e Isa Boletinit mirënjohje Bashës, i dhuron flamurin e Isa Boletinit: Ta trashëgosh si kryeministër i Shqipërisë!