“Aman më lini, aman!”/ Bogdani publikon videon dhe denoncon dhunën e Erjon Veliajt

Ish-deputeti Gerti Bogdani ka publikuar një video ku shikohet dhuna barbare e policëve të Veliajt nsdaj një qytetari.

“Aman mo, më lini, aman!”, janë britmat e një qytetari, që mban shpirtin gjallë, duke mbledhur shishe plastike apo kanaçe, në koshat e mbeturinave.

Ai kapet dhe hiqet zvarrë natën nga Policia Bashkiake e Tiranës, e cila duket se ka marrë shembull nga policët e Lleshajt, kur tërhoqvn zvarrë artistë dhe shoqërinë civile, në protestat për Teatrin Kombëtar.

Postimi i Bogdanit

Vrrugu Veliaj që ka mbytur Tiranën e ka kthyer në model dhe standard këtë sjellje prej barbari!

Modeli dhe standarti fillon nga ai si Kryetar i Bashkisë, vazhdon tek nëpunësit – zgjatimet e tij që hodhën firmën e turpit për prishjen e Teatrit Kombëtar, tek ata që po betonizojnë në mënyrë asfiksuese Tiranën, e deri tek xhandarët e Bashkisë që sillen me qytetarin e më të dobëtin sikur të ishin shkie e jo policë bashkie!!!

Vrrugu #Veliaj qe ka mbytur Tiranen e ka kthyer ne model dhe standard kete sjellje prej barbari! Modeli dhe standarti fillon nga ai si kryetar i bashkise, vazhdon tek nenpunesit/zgjatimet e tij qe hodhen firmen e turpit per prishjen e Teatrit Kombetar, tek ata qe po betonizojne ne menyre asfiksuese Tiranen, e deri tek Xhandaret e Bashkise qe sillen me qytetarin e me te dobetin sikur te ishin shkie e jo poloce bashkie!!!

Gepostet von Gerti Bogdani am Dienstag, 26. Mai 2020

Artikulli paraprakBasha: Mungesa e mbështetjes nga shteti po falimenton biznesin familjar, varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare
Artikulli tjetërUshqimet dhe veset e dëmshme për trurin tuaj