“Aman më lini, aman!”/ Bogdani publikon videon dhe denoncon dhunën e Erjon Veliajt

Ish-deputeti Gerti Bogdani ka publikuar një video ku shikohet dhuna barbare e policëve të Veliajt nsdaj një qytetari.

“Aman mo, më lini, aman!”, janë britmat e një qytetari, që mban shpirtin gjallë, duke mbledhur shishe plastike apo kanaçe, në koshat e mbeturinave.

Ai kapet dhe hiqet zvarrë natën nga Policia Bashkiake e Tiranës, e cila duket se ka marrë shembull nga policët e Lleshajt, kur tërhoqvn zvarrë artistë dhe shoqërinë civile, në protestat për Teatrin Kombëtar.

Postimi i Bogdanit

Vrrugu Veliaj që ka mbytur Tiranën e ka kthyer në model dhe standard këtë sjellje prej barbari!

Modeli dhe standarti fillon nga ai si Kryetar i Bashkisë, vazhdon tek nëpunësit – zgjatimet e tij që hodhën firmën e turpit për prishjen e Teatrit Kombëtar, tek ata që po betonizojnë në mënyrë asfiksuese Tiranën, e deri tek xhandarët e Bashkisë që sillen me qytetarin e më të dobëtin sikur të ishin shkie e jo policë bashkie!!!

Exit mobile version