Aleanca ankimimon vendimin e gjykatës për Teatrin: Do t’i shkojmë deri në fund, derisa të ndërtohet aty ku ishte, siç ishte!

Aleanca për Teatrin ka ankimuar paraditen e 6 dhjetorit në Apelin e GJKKO-së vendimin e gjykatës për Teatrin Kombëtar.

Regjisori dhe aktori i njohur Edmond Budina tha se ata do i shkojnë betejës së tyre për Teatrin deri në fund.

“Në këtë kohë në këtë mot të zymtë dhe në këtë kohë të zymtë për demokracinë shqiptare ne jemi këtu ta flenë mendjen një herë e mirë e kemi thënë që ne cështjes së teatrit do i shkojmë deri në fund.

E shihni ç’po bëhet me artin në Shqipëri, shqyhet teatri, teatri eksperimental, prishet cirku, kultura e këtij vendi nëpërkëmbet.

Ta flenë mendjen jo vetëm qeveritarët e sotëm, opozita e ashutquajtur e sotme por dhe ndërkombëtarët qofshin këta ambasadë amerikane qofshin të BE ne do t’i shkojmë çështjes së Teatrit deri në fund, derisa të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte”, u shpreh për mediat Budina.

Ndërkohë Adriana Kalaja u shpreh se ka rënë shteti ligjor i së drejtës.

“Kemi një mos ekzekutim të një venidmi të Gjykates Kushtetuese, ka rënë shteti ligjor i së drejtës. SPAK ka pranuar kallëzimin tonë penal pra SPAK për momentin ka konceptuar që jemi para një vendimi jo vetëm për mos ekzekutimin por institucionet përgjegjëse nga këshilli i ministrave, bashkia Tirane dhe Ministria e Kuktures po pengojnë zbsaimin e vendimit të GJK. Jemi të bindur që Gjykata e Posacme e Apelit do marrë një vendim të drejtë”.

Artikulli paraprak284 mijë lekë në muaj për ujin, banorë të Elbasanit në protestë për mbifaturimin
Artikulli tjetërJoel Embiid: Hopi i madh