Aktivisti Kristo: Më 18 shkurt të gjithë kundër arrogancës shtetërore

Edhe një nga aktivistët më të njohur të shoqërisë civile, gazetari dhe pedagogu Erion Kristo, para deklarohet se i bashkohet protestës së 18 Shkurtit. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook mes të tjerave ai bën thirrje, që “të shtunën duhet të protestojnë gjithë qytetarët kundër arrogancës shtetërore”.
“Kam qenë, jam dhe do të jem pro protestave. Protestat, pavarësisht kush i organizon, janë gjithmonë pozitive. Ato e shkundin shoqërinë dhe e bëjnë pushtetin më vulnerabël. Protesta e së shtunës, nuk është pronë vetëm e opozitës. Ajo është pronë e qytetarëve. Të shtunën duhet të protestojnë gjithë qytetarët kundër arrogancës shtetërore.
Dhe një motiv proteste mund të jetë edhe mbështetja e grevistëve të Zharrëzës. Ata po protestojnë dhe askush nuk i mbështet. Unë jam në përkrahje të tyre. Protesta është thelbi i demokracisë. Kombet e përparuar protestojnë, nuk pranojnë. Unë vetë kam protestuar gjithmonë, kundër çdo pushteti, edhe vetëm madje. Se protesta të bën njeri”.

Artikulli paraprakE ardhmja e Wenger vendoset në fund të sezonit
Artikulli tjetërMasakra Dako, Gjykata pezullon ndërtimin e “Velierës”