Afganistan, dhjetëra talebanë të vrarë

Një zyrtar i sigurisë së Afganistanit thotë se 83 talebanë janë vrarë mbrëmë vonë, gjatë një operacioni të forcave të inteligjencës në provincën jugore, Kandahar.
Sultan Mohammad, shef i opercioneve ushtarake afgane në rajonin Maivand, i tha sot Radios Evropa e Lirë se dhjetëra makina dhe motoçikleta të militantëve, po ashtu, janë shkatërruar në operacion, i cili ishte mbështetur nga sulmet ajrore.
“Grupi i kryengritësve ishte mbledhur për të lançuar sulme të koordinuara kundër postblloqeve të forcave afgane në rajonet Pangjvai dhe Miavand, në provincën Kandahar”, ka thënë Mohammad.
Ai nuk ka njoftuar nëse në mesin e forcave afgane ka pasur viktima.
Talebanët nuk kanë bërë komente të menjëhershme për këtë operacion, që ka ndodhur derisa qeveria afgane, e mbështetur nga Perëndimi, ka bëtë përpjekje për t’u mbrojtur nga militantët, prej tërheqjes së pjesës më të madhe të rupave të NATO-s në vitin 2014.
Gjatë javëve të fundit, kryeqyteti Kabul është goditur nga disa sulme vdekjeprurëse, përfshirë një sulm masiv vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore më 27 janar, nga i cili janë vrarë më se 100 vetë, ndërsa përgjegjësinë e patën marrë militantët talebanë.

Artikulli paraprakÇfarë bëjnë shefat e agjencive të inteligjencës ruse në Uashington
Artikulli tjetërSenati polak miraton ligjin mbi Holokaustin