Afganistan: Dhjetëra policë të vrarë nga sulme talibane

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmet e talibanëve në disa postblloqe të sigurisë janë vrarë së paku 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Sulmet në postblloqe kishin ndodhur sot në provincën jugore, Kandahar, dhe në atë perëndimore, Farah.
Zyrtarë të policisë afgane thanë se janë vrarë 45 militantë dhe 35 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve.
Sipas tyre, forcat afgane u kanë rezistuar sulmeve dhe asnjëri prej postblloqeve nuk ishte marrë nga militantët talibanë.
Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yousuf Ahmadi, tha se talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në të dy provincat.

Artikulli paraprakXavi Hernandez paralajmëron lamtumirën
Artikulli tjetërOKB: Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën