Xavi Hernandez paralajmëron lamtumirën

Vetëm pak ditë nga lamtumira e Andrea Pirlos, një tjetër “regjizor” i madh i futbollit modern, Xavi Hernandez, lajmëron tërheqjen nga futbolli. 37-vjeçari, ish-kapiten e Barcelonës, që luan nga viti 2015 në Katar te Al Sadd, tregoi qëllimin e tij për të varur këpucët në gozhdë.
“Kam patur fatin të luaj gjatë dhe të mos pësoj dëmtime të rënda, por mendoj se parabola e karrierës sime është progresivisht në zbritje. E ndjej që po lodhem më shumë dhe e kam të vështirë të rikuperoj. Sigurisht që ky do të jetë sezoni im i fundit si futbollist. Synoj që vitin e ardhshëm të pajisem me licencën e trajnerit dhe të nis një karrierë të re”, tha ai.
Xavi Hernandez është një nga futbollistët më virtuozë që ka njohur futbolli botëror. E ka nisur karrierën te Barcelona në vitin 1998 dhe për 17 vite më radhë ka veshur fanellën “blaugrana”. Me katalanasit, ka zhvilluar në total 767 ndeshje, duke shënuar 85 gola. Ndër trofetë më të rëndësishëm që ka në “palmaresin” e tij janë 8 tituj të La Ligas dhe 4 Champions League.
Ndërkohë, Thiago Alcántara nuk e mbylli derën për një rikthim të mundshëm te Barcelona. Mesfushori spanjoll, i transferuar te Bayern Munich në vitin 2013, sqaroi se në klubin gjerman është shumë i lumtur, por në të njëjtën kohë ka shtuar se, “futbolli ndryshon shumë dhe mund të ndodhë gjithçka”. Mesfushori ndërkombëtar, në deklaratën e dhënë për “El Club de la Mitjanit”, theksoi lidhjet sentimentale që e lidhin atë në mënyrë vitale dhe profesionale me të kaluarën e tij. “Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia ime, jo vetëm sepse e dua klubin, por edhe qytetin. Unë gjithmonë do t’i shikoj me dashuri. Unë nuk e di nëse do të kthehem, sepse jam shumë i lumtur te Bayern, por futbolli ndryshon shumë. Gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi ai.
“Mundo Deportivo” dhe “Sport” publikojnë këtë të premte dy intervista me Jordi Alba, që kanë një titull befasues. Përkundër mbajtjes së një marrëdhënie të mirë me të (Alba ishte me Piqué, një nga lojtarët që gjithmonë u shfaq në trajnim në të njëjtën kohë me atë), anësori katalanas siguroi se me largimin e lojtarit aktual të PSG-së, ai ka rënë dakord: “Neymar është një lojtar i madh, i cili, për shkak të rrethanave, ose ndjenjave dhe mendimeve të tij, vendosi të largohet. Unë kam më shumë korsi për t’u ngjitur dhe sinqerisht, shumë më mirë për mua”.

Artikulli paraprakLuçesku nën akuzë
Artikulli tjetërAfganistan: Dhjetëra policë të vrarë nga sulme talibane