800 kg drogë nga Shqipëria me vlerë 4 milionë euro kapen në Itali

Policia italiane në Gargano ka sekuestruar rreth 800 kg marijuanë dhe ka arrestuar 3 shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se në pranga u vunë Majron Kapllanaj, 31 vjeç, i cili drejtonte një automjet me 170 kilogramë marijuanë. Policia iu vu pas dhe zbuloi se një shtëpi në ndërtim e sipër përdorej për magazinimin e drogës, raporton “Panorama”. Në zonë u kapën dy shqiptarët e tjerë, Ali Pulomemoj dhe Ardit Abilaliaj, me detyrë ruajtjen e drogës që depozitohej aty.
Vila në ndërtim e sipër ishte vetëm pak metra larg detit, ndaj policia ka dyshime se lënda narkotike është futur në territorin italian me gomone. Po ashtu është ndaluar edhe një 45-vjeçar italian, i cili është vëllai i kokës së një organizate kriminale në zonën e Gargano. Ai ka tentuar të largohet, e fillimisht e ka arritur këtë. Por disa orë më vonë ishte kthyer në vilë për të marrë makinën. Kjo rezultoi fatale për të, pasi u arrestua. Nëse hidhej në treg droga kapte vlerën e mbi 4 milionë euro.
Po ditën e djeshme, policia italiane ka sekuestruar 174 kg marijuanë që po transportohej nga Shqipëria me një makinë. Bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar Majron Kapllnaj, 31 vjeç banues në Aleksandri, i papunë dhe me rekorde të pastra kriminale. Sipas policisë italiane, ai fshehte rreth 2 milionë euro marijuanë në një fund të rremë të krijuar në pjesën anësore të automjetit. Një grumbull prej 170 kg marijuanë të presuar dhe të paketuara në qese të madhësive të ndryshme. Shqiptari u arrestua në dalje të Villanova. Pasi u ngrit karroceria e kamionçinës, u gjendën paketimet. Gjithashtu është arrestuar gruaja e tij që ishte me të në rrugë. Në shtëpinë e tyre, ata kanë gjetur edhe 4 kg drogë, duke treguar se ai kishte një pikë referimi të vazhdueshme për furnizimin e drogës në zonë.

Artikulli paraprakProkuroria sekuestron pronat me vlerë 200 milionë lekë të Dashamir Gjokës
Artikulli tjetërBalili ende i lirë, Prokuroria zgjeron hetimet edhe për rrethin familjar