72-vjeçari humb jetën në motel, zhduket femra që ishte me të në dhomë

Një burrë 72 vjeç ka vdekur dje në Gjilan në dhomën e motelit. Policia Rajonale e Gjilanit njoftoi se iI moshuari kishte shkuar në motel me një grua. Por ajo ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia po e kërkon atë.

E i moshuari në orët e para të mesditës së djeshme kishte shkuar në motel me këtë grua. Ajo është kapur nga kamerat e motelit teksa ka dalë e vetme nga aty. Pas disa minutave personeli i motelit në fjalë kishin shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur me të dhe ka lajmëruar policinë dhe ekipet tjera të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani. “Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit për Periskopin.

Artikulli paraprakGerman Watch 2020, Shqipëria më e prekura në rajon nga ngjarjet klimatike
Artikulli tjetërTrump: Po testojmë raketa hipersonike, 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit