52% e amerikanëve mbështesin Trump për ndërhyrjen e ushtrisë në protestat e dhunshme

Pak më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislokimit të ushtrisë për të ndërhyrë atje ku ka protesta të dhunshme, sipas një sondazhi të ri të ABC News / Ipsos të publikuar të dielën.

Në anketën e re, 52 për qind e të pyeturve e miratojnë përdorimin e ushtrisë, krahasuar me 47 për qind që janë kundër.

Pyetja që iu bë të anketuarve bënte fjalë vetëm për demonstrime të dhunshme dhe jo për protesta paqësore.

Në fillim të javës që kaloi, Presidenti Trump ngriti mundësinë e dërgimit të trupave në detyrë aktive për të kontrolluar protestat në qytetet e vendit, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e një polici të bardhë.

Në një paralajmërim për udhëheqësit e qeverive shtetërore dhe lokale, Presidenti Trump tha: “Nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të dislokoj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”.

Artikulli paraprakSHBA drejt një bumi të ri ekonomik, 10 milionë vende të reja pune në Qershor
Artikulli tjetërBasha uron maturantët nga Elbasani: Sfida juaj është të dilni sa më mirë, sfida jonë është t’ju sigurojmë një të ardhme sa më të sigurt