5 pyetje për SPAK-un dhe pse gënjeu për komisionerët e vdekur?!

Nga Petrit VASILI

5 pyetje për SPAK-un dhe pse gënjeu për komisionerët e vdekur?

SPAK gënjeu e tha: “Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit”.

1.Pse gënjeu kaq trashe SPAK-u?

2.A është vërtet kaq joprofesional SPAK-u ?

3.Cili hall politik e bëri SPAK-un kaq qesharak?

4.A është i njëjti SPAK që nuk heton Dosjen 184 ku i ka Kryeministër, Ministra, Deputete Drejtore policie sa një mal?

5.Po tek dosja 339 kush ia mbylli sytë dhe veshët SPAK-ut për të mos dëgjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtorë që ktheheshin në zgjatim të krimineleve për vota??

Këto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i i 109 milionë eurove që i duhen paguar Beçhetit etj, janë momente turpi dhe shkatërrimi të besimit ndaj SPAK-ut.

Ndonjë ndërkombëtar, që ekzaltohet në mënyrë artificiale për “komeditë” politike të SPAK-ut s’mund të mbyllë dot më sytë përpara këtij realiteti, pasi faktet janë kaq kokëfortë!

Këto 5 pyetje presin pergjigje.

P.S. Megjithatë shiheni foton e çregjistrimit të komisionerit të vdekur përballë deklaratës së gënjeshtërt të SPAK-ut dhe konkluzionin nxirreni vetë.

auto certifikata1596444981

Artikulli paraprakZoti i Kullave!
Artikulli tjetërJashtë kontrollit…