45 emigrantë në qiell të hapur prej dy ditësh në Kapshticë, mbahen të bllokuar nga policia shqiptare

Në Kapshticë ka shkuar në 45 numri i shqiptarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar jashtë kufirit shqiptar.

Emigrantët shqiptarë të ardhur nga Greqia kanë mbetur në kufi që prej orës 10 të ditës së djeshme, ndërkohë që policia greke i ka lejuar që të kalojnë, ndërsa policia shqiptare i mban të bllokuar.

“Këtu ka që dje deri në orën 10 e kanë grdhirë gjithë natën. Aktualisht në tokën neutrale dhe nuk na lejojnë që të kalojmë. Na gënjejnë këto në doganë. Janë familjarë. Për ushqim asgjë nuk kemi. Duam një zgjidhje. Kemi kontaktuar ambasadën nuk na ka dhënë asnjë zgjidhje”, thanë emigrantë për Fax News.

Emigrantët kanë mbetur që qiell të hapur në tokën neutrale dhe siç shihet por përpiqen që të mbrohen nga i ftohti duke ndezur një zjarr në natyrë.

Artikulli paraprakÇfarë është COVID-19
Artikulli tjetër“Mezi po pres të vijë koronavirusi në Shqipëri”, habit sërish kryeinspektorja e Shëndetit, ja çfarë thotë