4 sfidat për kancelariatin e ri të Merkel

Kancelarja Angela Merkel ka fituar sërish. Në përfundim të mandatit, të katërtit për të do të barazonte primatin e Helmut Kohl, që për 16 vite radhazi, nga 1982 deri më 1998, qe idhtari i euros dhe sidomos protagonisti i ribashkimit. Do të kalojë në jetëgjatësi qeverisëse edhe Konrad Adenauerin, që midis viteve 1949 dhe 1963 pati meritën e jashtëzakonshme që të ringrinte Gjermaninë nga shkatërrimet e luftës dhe tmerret e nazizmit, duke kontribuar që duke filluar nga viti 1954 në krijimin e Komunitetit Ekonomik Europian. Qenë dy kancelarë të aftë që t’i siguronin Gjermanisë dhe Europës kthesa historike.
Edhe për Kancelaren Merkel katërvjeçari i ardhshëm do të jetë përcaktues në caktimin e rregullimeve të ardhshme të Europës: ai që ka gjetur në 2005, në debutimin e saj, është tashmë në grahmat e fundit dhe jo për shkak të Brexit. Me pamje centripete, me perspektivën e gjatë dhe të kontestuar të aderimit nga ana e Turqisë dhe perspektivën për t’u zgjeruar nëpërmjet Bashkimit Euromesdhetare të miratuar në 2008, është tronditur nga tensione të vazhdueshme. Nuk janë vetëm Mesdheu dhe Lindja Mesme që janë prekur nga paqëndrueshmëri dhe luftëra, por i gjithë Bashkimi Europian: distanca midis vendeve aderuese në euro dhe atyre që kanë ruajtur monedhën e tyre është rritur, me këta të fundit që tashmë ndjehen marxhinalë respektivisht theksit të vendosur mbi disekuilibrat për t’u shëruar në eurozonë për ruajtjen e monedhës së përbashkët; vendet mesdhetare, Greqia, Spanja, Portugalia dhe Italia, vazhdojnë që të vuajnë pasojat e reçesioneve të rënda ekonomike; në lindje, vendet aderuese në Grupin e Vishegradit janë bërë gjithnjë e më të vendosur në plotësimin e interesave të veta. Solidariteti ndaj Greqisë dhe Italia, për sa i përket rishpërndarjes së emigrantëve dhe nevojës së pranuar për rishikimin e Traktatit të Dublinit është vetëm në dukje, ndërsa përgatiten pothuajse kudo masa për të vigjëluar mbi lëvizjen e njerëzve në brendësi të Bashkimit Europian.
Për momenti, Angela Merkel i duhet njohur merita historike që ka shpëtuar bankat gjermane nga kolapsi i vitit 2008 dhe më pas euron nga krizat e shumta kombëtare të përsëritura, duke filluar nga 2010, megjithëse duke ju imponuar Greqisë, Spanjës, Portugalisë dhe Italisë kosto të mëdha, ekonomike sociale dhe politike, që janë pasqyruar në qasjen e institucioneve të brendshme dhe europiane. Në vite, Kancelarja ka arritur që të ruajë fort tek gjermanët dy siguri: ndërsa virtytet e tyre janë të pakalueshme, vendet debitore duhet të pranojnë pa u ankuar gjynahet e tyre. Borxhi është mëkat, cilidoqoftë ai: nga jashtë apo nga brenda; bankat, publik apo privat. Perspektiva e indipendentizmit katalanas, ashtu si kërkesa për autonomi më të madhe fiskale nga ana e Lombardisë apo Venetos në Itali, janë pasqyrë e thellimit progresiv të hendekut midis zonave ekonomike dhe i tentativës, në çdo nivel, për të imituar Gjermaninë që e bën mohimin e solidaritetit territorial e social një vlerë themelore.
Ruajtja e euros, monedhës së përbashkët që ka përfaqësuar çelësin e suksesit tregtar gjerman ndaj konkurrencës europiane dhe ndërkombëtare, por sidomos dobësinë e madhe për shkak të një implodimi të mundshëm, ka qenë suksesi i dytë i Angela Merkel. Duke përdorur si spond Presidentin francez Niucholas Sarkozy, ka rrëzuar velin mbi metodën komunitare që i atribuon Komisioni Europian pjesën më të madhe të pushteteve vendimmarrëse, duke i rikthyer në nivel qeveritar nëpërmjet Eurogrupit, konsensusin e ministrave të Ekonomisë e Financave të vendeve të eurozonës që nuk gjen kurrfarë baze tek traktatet. Kanë qenë dramatike përplasjet që janë konsumuar këtu midis ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schauble dhe atij grek Yanis Varoufakis, të kulmuara në mbylljen e sporteleve bankare prej mungesës së likuiditeteve dhe në bllokimin e çdo lloj transaksioni tregtar e financiar. Plani gjerman, i mbiquajtur Euro-plus, i zbutur në Compact-e të ndryshme, ishte i qartë qysh nga fillimi: bëhej fjalë për të djegur procedurat e reformës së traktateve europiane, që kërkojnë unanimitetin, për të miratuar marrëveshje ndërkombëtare paralele, përcaktues të Fiscal Compact dhe të ESM-së.
Kancelariati i ardhshëm hapet me katër të panjohura, karshi të cilave guacka europiane nuk shërben. Kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale:
Ato me Britaninë e Madhe në funksion të Brexit, meqenëse duhet të bilancohen drejtpërsëdrejti interesat për eksportin tregtar me konkurrencën financiare midis Londrës dhe Frankfurtit;
ato me Francën e Emmanuel Macron, që lëviz në autonomi të plotë në skakierën ndërkombëtare, nga Irani në Afrikë;
ato me Shtetet e Bashkuara të udhëhequra nga Donald Trump, që nuk përfaqësojnë më atë aleatin e sigurtë tek i cili Gjermania ka mundur të mbështetet prej 70 vitesh e këtej;
ato me Kinën, që nuk shikohet vetëm si një treg shfryrës, por edhe si një grabiqtar i rrezikshëm teknologjie.
Në drejtim të projektimit ndërkombëtar, Gjermania mbetet e mbërthyer pas statusit të saj jobërthamor dhe të nënshtrimit ndaj kufizimeve të Kombeve të Bashkuara: perspektiva e ndërtimit të një ushtrie europiane, që megjithatë ishte përkëdhelur si ide bashkë me ish-Presidentin francez Francois Hollande, duket e sfumuar. Emmanuel Macron, pasuesi i tij, shumë vështirë se do të ndajë me Gjermaninë armatimin e tij bërthamor dhe sidomos vendin e anëtarit të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: janë instrumentat e vetëm, që Parisi mund të përdorë ndaj Berlinit, sidomos pasi tani Britania e Madhe ka dalë nga Bashkimi Europian, për të ribalancuar raportet e forcës.
Marrëdhëniet me Francën do të mbesin ambige, duke parë se propozimi i Emmanuel Macron për të emëruar një ministër financash europian si përgjegjës të politikave të bilancit të shteteve të veçanta dhe ndoshta edhe i pajisur edhe me një portofol të vetin resursesh, është pastërtisht alternative ndaj idesë gjermane të mbështetur nga Wolfgang Schauble për t’i atribuar ESM-së së reformuar pushtete më të mëdha lidhur me respektimin e Fiscal Compact nga ana e vendeve të ndryshme, duke ia hequr Komisionit Europian, që gjatë këtyre viteve është demonstruar deri shumë i nënshtruar. Pika e dytë kryesore përfaqësohet nga raporti midis borxheve publike dhe bankave, me perspektivën e përcaktimit të një limiti për mbajtjen e tyre për shmangien që rreziqet mbi të parët të pasqyrohen mbi stabilitetin e të dytave dhe të forcimit të procedurave që sigurojnë një default të rregulluar të borxheve sovrane. Në këtë mënyrë, një shok i ri asimetrik nuk do të shkaktonte një krizë të përgjithësuar të eurozonës.
Reçesioni i shkaktuar nga rreptësia e politikave të bilancit ka çuar në shpërthimin e borxheve publike europiane, ndërsa rishtetëzimi i tyre në funksion që të transferohet brenda kostoja e default është një rezultat ambig. Është e dyshimtë se mjafton të sigurohet euroja, duke parë se reduktimi i ekspozimit debitor të jashtëm e lehtëson futjen e monedhave kombëtare, qofshin ato paralele apo alternative. Fundi i Quantitative Easing afrohet, sido që të ndodhë.
Gjermania ka arritur gjatë këtyre viteve që ta spostojë jashtë çdo problem, duke injoruar kërkesat e vazhdueshme e riekuilibrit tregtar dhe të solidaritetit. Çrregullit në rritje brenda Europës i shtohet tani ai ndërkombëtar. Zgjimi gjerman mund të jetë i papritur, por Kancelarja Merkel realisht nuk mund të fajësojë askënd.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakI pasuri i vetmuar
Artikulli tjetërMerkel: Ekstremistët pa ndikim në politikën e jashtme