30 qershori/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e qeverisë për pezullimin e gjykimit

Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar çështjen që lidhet me shkarkimin e Voltana Ademit si Kreu i Shoqatës së kryebashkiakëve dhe mes palëve ka pasur kundërshti. Përfaqësuesja e qeverisë ka kërkuar në seancë se kërkon pezullimin e çështjes deri sa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuese të shoqatës.

Por Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pëzullimin e gjykimit deri në daljen e vendimit të Gjykatës së Tiranës për drejtimin e Shoqatës së Bashkive.

Gjykata Kushtetuese vendos rrëzimin e kërkesës së shoqatës për autonomi vendore për tu bërë pjesë e procesit si palë e interesuar.

Gjykata vendos të japë një orë kohë palëve për t’u njohur me dosjen.

Artikulli paraprakMessi ende nuk ka marrëveshje me Barcelonën
Artikulli tjetërLista e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit