28 vjet pas 2 Korrikut ’90, shqiptarët sërish në eksod masiv

28 vjet pas hapjes se Ambasadave ne Tirane, shqiptaret i jane rikthyer serish emigrimit masiv. Ne 2 Korrikun e ’90 ishin 5 mijë qytetare qe u larguan ne drejtim te vendeve europiane, ndersa ne 5 vitet e fundit te qeverise “Rama” numerohen rreth 500 mije shqiptare qe kane marre emigrimin ne vendet e BE.

Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera.
Shkak bazë ka qenë persekutimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetraveçare të tyre). Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që turpëroi regjimin kriminal komunist në sytë e gjithë botës, por bëj të ditura disa informacione.
Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist. Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrën pasaportat e atyre që u larguan.
Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve).
Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar.
Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona. Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20.11.1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.
Më 2 korrik 1990, mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan dhe me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45 vjeçare, të përfaqësuar në këtë përleshje, prej Sigurimit të Shtetit.

Qershori i vitit 1990, u shoqërua me disa të plagosur, ndërkohë që jo zyrtarisht, u deklarua se pati edhe një numër të vrarësh që tentonin të kalonin kufirin. Këto tashmë janë konfirmuar si të vërteta, paçka se regjimi i vitit 1990-1991, tentoi t’i fshihte këto krime njerëzore, që e kishin emrin “demokraci” dhe “liri individi”.
Ylli Bodinaku, ja si e çau 20 vjet më parë murin e ambasadës gjermane
Ishte Ylli Bodinaku, ai që më 2 korrik, çau me kamionin e tij tip “Skoda” murin e ambasadës gjermane. Ai kujton si sot, atë mbrëmje, kur i ra murit mbrapa të ambasadës gjermane dhe hyri brenda me kamionin e tij brenda të cilit kishte gruan dhe dy djemtë, njërin 11 vjeç dhe tjetrin foshnjë dy muajsh, po kështu mbi karroceri kishte shokë, miq, gjithsej 36 persona. Dhjetëra të tjerë vërshuan më pas në ambasadën gjermane, nga muri që ai rrëzoi. Atë mbrëmje, në Bon të Gjermanisë, u raportua se në ambasadën gjermane në Shqipëri, ishin futur menjëherë 86 vetë. “Punonjësit e ambasadës, kujton Ylli Bodinaku, na mblodhën dhe na lexuan një faks, që kishte dërguar Genscher, ku shkruhej: “Shoferi bashkë me të tjerët janë heronj të demokracisë shqiptare. Ata shembën murin e Berlinit të Shqipërisë”. Shembjen e atij muri Bodinaku e kishte projektuar në ëndrrat e tij më të guximshme, që nuk e thyen prej torturave të Sigurimit të shtetit në Tiranë. Ideja se një ditë ai do t’i binte atij muri e mbajti gjallë më pas në qelinë e burgut famëkeq të Spaçit, ku regjimi e çoi si të burgosur politik.

 

Artikulli paraprakFundi i Drejtësisë, ligji i ri kthen partinë-shtet që do të vendosë për arrestimet në Parlament
Artikulli tjetërIsh-ambasadori gjerman, në ‘90: Ramiz Alia planifikoi sulm ushtarak mbi ambasadën tonë