28 vjet nga eksodi i marsit, shifrat janë ulëritëse edhe sot…

Nga Bardh SPAHIA

Më 6 Mars 1991, mediat italiane raportuan për afro 130 shqiptarë, të nisur drejt brigjeve italiane, me një anije transporti gurësh. Në dy ditët pasuese, në 7 e 8 Mars, të tjerë u larguan me dhjetëra anije nga vendi, duke shënuar ikjen rekord prej 25 mijë vetësh vetëm për 3 ditë….
28 vjet më vonë, shifrat e eksodit të heshtur janë ulëritëse! 317 mijë shqiptarë të larguar sipas INSTAT në 6 vitet e fundit, nga të cilët 183 mijë kanë aplikuar për azil në vendet e BE. Në 2018 Shqipëria shënoi rekordin historik në llotarinë amerikane, me 376 mijë aplikime.
Një dinamikë alarmante, që do ta nxiste cdo qeveri për reflektim urgjent! Vendi po zbrazet frikshëm, por kryeministri refuzon të konsiderojë shqiptarët që ikin, ndërsa ka pacipësinë të thotë në mediat e huaja, se ata që protestojnë kundër tij nuk janë qytetarët!
Koha që ky kryeministër të largohet e ta jetojë endrrën rilindase në atelienë e tij, aty ku i bën dëm vetëm “artit“ të vet!
#MeQytetarët

Artikulli paraprakFotot e paekspozuara nga Rama! Sa koncerte i duhen Saimirit për të rregulluar imazhin e Samitit?
Artikulli tjetërKy horr duhej përzënë me shkelma nga studio prestigjoze e RAI-t