Mafia do shkulet me 25 Qershor

Armand MAHO

Një tjetër vrasje e tipit mafioz ka ndodhur dje, në mes të Vlorës e në mes të ditës. Të dy viktimat, njëri drejtori i OSHEE zyrtar i shtetit dhe tjetri biznesmen pronar televizioni, mbetën viktima duke terrorizuar dhe një herë qytetin bregdetar. Duket se krimi ka filluar të qërojë hesapet në këtë prag fushate, duke nuhatur se shteti i rilindjes ka rënë me kohë. Breshëritë që u zbrazën, tregojnë më së miri gjendjen mjerane në të cilin ndodhet siguria në këtë vend. Kur një zyrtar i lartë i shtetit vritet në mes të ditës, imagjinoni për një moment sigurinë e një qytetari të thjeshtë. Nuk po i hyjmë hesapit këtu për të gjetur shkaqet, por kriminelët dhe këtë herë ja dolën, siç ja kanë dalë në të gjitha rastet. Në duart e policisë ka mbetur vetëm një makinë e djegur në të dalë të Vlorës, dhe duket se sërish diçka nuk funksionoi. Ministri i ri ka vetëm dy ditë në detyrë. Statura e tij shkakton një kontrast të thellë mes asaj çka ai përfaqëson një ushtarak si ai dhe një figure si Saimir Tahiri i besuari i Ramës që solli tërë këtë katrahurë. Dritan Demiraj është shembulli se si duhet të jetë një drejtues shteti. Është krahasimi mes Republikës së Re dhe Republikës së Vjetër.  Por ai në këtë betejë është ende vetëm. Kjo, sepse drejtor i Përgjithshëm i Policisë vazhdon të jetë Haki Çako, i besuari i Ramës dhe i emëruar në këtë detyrë që nga koha e Saimir Tahirit. Drejtorë policie në qarqe vazhdojnë të jenë po ata që deri dje përkrahnin trafikun e drogës dhe të gjitha fenomenet që solli “shtetbërja e Rilindjes. Ata ishin ingranazhet që vinin në lëvizje idenë e tahirëve të Ramës për policinë. Breshëritë e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë janë shembulli më i mirë i kësaj. Që në fillim të herës ishte thënë e stërthënë se trafiku i drogës do prodhonte viktimat e tij. Kufomat që gjendeshin brigjeve të Vlorës, Shëngjinit apo Durrësit shfaqeshin si “aksidentale” dhe autorët s’u gjetën kurrë. Ashtu siç nuk u gjetën autorët e tonëve të hashashit që nxirrte deti në brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Shteti është dorëzuar para krimit. Situata duket e pashpresë dhe fryma e pasigurisë vazhdon të rritet. Një muaj para zgjedhjeve, ngjarje të tilla nuk paralajmërojnë asgjë të mirë. E megjithatë dritë në fund të tunelit ka, dhe ajo është data 25 qershor. Data kur autorëve të kësaj situate duhet t’i tregohet vendi me votë të lirë, dhe shqiptarëve ju dha kjo mundësi. E vetmja shpresë për të mos u zhytur më në errësirën e katër viteve që sapo kaluam, e vetmja shpresë ku mund të shohim një të ardhme për fëmijët tanë. T’i japim shansin Republikës së Re ta ndryshojë këtë situatë. T’i japim shansin njerëzve si Dritan Demiraj të tregojnë se çfarë dinë të bëjnë.

Artikulli paraprakDemiraj paralajmëron krerët e policisë për drogën e zgjedhjet
Artikulli tjetërFaqja e pare