Deputet i PD Agron Gjekmarkaj: PD të ndahet nga Berishizmi siç u nda shoqëria nga Enverizmi!

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ne fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike u shpreh se ajo që na shfaqet si luftë mes dy personash, pra midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës në të vërtetë është një luftë për dy modele partish, partisë postkomunite të tranzicionit të Sali Berishës dhe Partisë demokratike të dekadës apo dekadave të së nesërmes.

”PD është partia e të gjithëve dhe si e tillë nuk mund të lejojë që kriza e një personaliteti politik si Sali Berisha, që ka dominuar PD-në e tranzicionit të përcaktojë fatin e Partrisë Demokratike për sot, nesër e përgjithmonë. Kriza vetjake e personale e personalitetit politik Sali Berisha, raportet e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikes, janë vetëm një shkëndijë që bëri shpërthenin gjithë problemet e akumuluara gjatë 30 viteve. Përgjegjës këtu mund të jetë shumëkush, por askush sa Sali Berisha nuk mund të jetë përgjegjës për krijimin e këtyre problemve dhe plagëve që ne kemi. Për këtë arsye, pak kush me mend në krye mund të besojë se ai mund të jetë shërues i plagëve që ka shkaktuar vetë.”

Gjekmarkaj kërkoj që PD të ndahet nga Berishizmi siç u nda shoqeria nga Enverizmi!

”Cdo ndarje ka përmasën e saj të dhimbjes dhe trishtimit, por edhe farën e një fillimi të ri. I nderuar Lulzim Basha mbi ju bie një pergjegjesi historike. Anetaresia e PD ju ka votuar në masen 83%. Kjo ndodhi në një kohë kritike për PD-në. Do ju duhet të merrni vendime të vështira, dhe do na duhet të marrim vendime të vështira .më i vështiri i të cilëve mendoj se është shkëputja nga një traditë politike e jona që na ka sjellë në këtë pikë krize. Një lider nuk e bën të tillë rutina, por momentet e vështira, tronditëse, shpeshherë në pamje të parë të pazgjithshme. Ndertoni modelin tuaja të liderit duke ja lënë modelin Berisha historisë, promovoni një traditë të re politike, shoqerojeni kete parti drejt proceseve transformuese pa hezitim me ate vendosmëri që mbrojtet aleancen me perendimin ne keto ditë të veshtira dhe ne do te jemi fitues dhe Shqiperia do të ndryshojë.”

 

Artikulli paraprak“Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”/Basha: Luftë e pakompromis kundër korrupsionit të qeverisë Rama. Të vendosur ta luftojmë edhe korrupsionin brenda radhëve tona
Artikulli tjetër‘Përplasje e qartë mes lindjes dhe perëndimit në Shqipëri’, Ervin Salianji: Kam vendosur të jem me të ardhmen e Partisë Demokratike