Vlerësohet me itullin “Mjeshtër i Madh” Engjëll Dakli, ish-kryebashkiaku i ndjerë i Elbasanit

Presidenti Ilir Meta, vlerësoi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ish-deputetin, ish-ministrin e Punës dhe ish-kryebashkiakun e Elbasanit, Engjëll Dakli, i cili ndërroi jetë një vit më parë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se, Dakli do të kujtohet përherë me nder dhe respekt nga ana e qytetarëve, si një model në shoqëri dhe familje, si dhe gjithashtu si një intelektual kalibri e nënpunës i ndershëm i shtetit.

“Në 1-vjetorin e ndarjes së parakohshme nga jeta, pata sot nderin të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ish-deputetin, ish-ministrin e Punës dhe ish-kryebashkiakun e paharruar të Elbasanit, Engjëll Dakli, që me aq pasion dhe përkushtim punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të qytetit të tij të lindjes.

Përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, Engjëll Dakli do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri, pedagog i shkëlqyer dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, shembull frymëzimi për politikanët dhe zyrtarët e administratës së gjeneratave të reja”, shkruan presidenti Meta në Facebook.

Artikulli paraprakMbappe, i vendosur të largohet nga PSG
Artikulli tjetër160 familje në Mat pa drita! Kush e vodhi transformatorin e energjisë elektrike?