2 vrasje mu në zemër të Tiranës brenda 72 orëve!, Strazimiri-Lleshit: Shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për fëmijët…

Brenda 72 orëve ndodhën 2 vrasje mu në zemër të Tiranës, ndërsa Policia shkon në drejtim të paditur, njësoj si vrasësit…

Ish-deputeti i PD, Gent Strazmiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, drejtuar ministrit Sandër Lleshaj, shkruan se, brenda 72 orëve ndodhën 2 vrasje mu në zemër të Tiranës, ndërsa Policia shkon në drejtim të paditur, njësoj si vrasësit… Duke kritikuar punën e policisë në ruajtjen e sigurisë u shpreh se:

“Llesh, brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur,njësoj si vrasësit… Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit”, shkruan Strazimiri.

Nga ana tjetër për seancën parlamentare të vendosur për këtë të enjte, Kryeministri Rama sërish ka paralajmëruar deputetët e tij të mos bëjnë mungesa, dhe i ka kërkuar të sillen normalisht.

rama lleshi 770x433 1

Artikulli paraprakIdrizi deputetit të Ramës: Të kam pushuar nga puna si hajdut
Artikulli tjetërNë 2019 biznesi ka paguar 5000 lekë më shumë taksë për pronën se sa një vit më parë