2 muaj pas tërmetit, banorët e Kombinatit: Jemi të pasigurtë për të ardhmen

Banorët e Kombinatit janë të stresuar dhe të pasigurt për të ardhmen, dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit. Qindra familje ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa ka ende ndërtesa të pavlerësuara nëse janë apo jo të banueshme.

Ashtu si edhe banorët e Thumanës e Durrësit, të njëjtat problematika kanë edhe banorët e Kombinatit në Tiranë.

Kanë kaluar dy muaj por procesi i vlerësimit nuk ka përfunduar ende.

Përtej sqarimeve, arsyetimeve dhe statistikave, ajo që ka mbetur është jeta aspak e bukur e banorëve të Kombinatit, të cilëve iu është prishur normaliteti i përditshëm, ndihen të stresuar e të pasigurt për të ardhmen.

Nga ana e Bashkisë është njoftuar se banorët duhet të bëjnë aplikim të dytë gjithashtu të bëjnë kërkesë tjetër për vlerësim, a thua se nuk ka kaluar boll kohë.

Histori trishtuese të banorëve të Kombinatit të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit, mund ta ndiqni në reportazhin tonë: Kombinati dy muaj pas tërmetit.

Artikulli paraprakRritja me 1200 përqind e kanabisit, Salianji: Rama mbrojtës i bosëve të krimit të organizuar
Artikulli tjetër12 fishimi i kultivimit të kanabisit në Shqipëri, Rama reagon duke sulmuar RAI3