2 korriku pas 28 vitesh…

Nga Edi PALOKA

Respekti per ata djem qe guxuan dhe shperthyen deren drejt lirise do te jete i perhershem. Por sot une dua te kujtoj nje moment qe e lidh ate kohe me te sotmen.
Nje urdher i fshehte i dhene nga Ramiz Alia qe policia te mos i pengonte me njerzit qe kerkonin te hynin neper ambasada !
Po pse ?
Shqiperia kishte mbetur vendi i fundit komunist ne Evrope pas rrezimit te Murit te Berlinit. Por disa protesta kunder rregjimit si ne Shkoder , Kavaje, po dhe ajo qe u quajt proteste e heshtur me 28 janar 1990 ne Tirane, tregonin se dhe shqiptaret nuk do vazhdonin ta mbanin koken ulur.
Sigurisht revoltat behen nga liridashesit, nga “rebelet” e jo nga ata me shpirt skllavi.
Ne ato kushte shperthimi i ambasadave ishte nje nivel tjeter i revoltes se shqiptareve, por ate moment Alia u perpoq ta perdorte ne favor te tij.
Ai lejoi largimin e njerezve me ambasadat i bindur se keshtu largoi nga vendi gjithe kundershtaret dhe siguroi paprekshmerine e rregjimit.
Kjo ishte nje strategji e ndjekur dikur edhe nga Fidel Kastro.
E te njejten strategji duket se po perdor sot Rama, i cili shpreson qe te gjithe kundershtaret e tij te largohen dhe ai te mbreteroje i vetem ne Shqiperi.
Ramiz Alise i deshtoi plani, ne dhjetor i qerruam.
Ramen e genjen mendja ne se mendon se do te kete tjeter fund.

Artikulli paraprakKamikazja e Ramës nuk shkon në komisionin e Vetingut për pasurinë e saj, reagon përfaqësuesi i huaj
Artikulli tjetërVasili shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarëve u mbetet vetëm teatri ERTV me të gjithë idiotët e kryeidiotët që lozin në të