Vasili shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarëve u mbetet vetëm teatri ERTV me të gjithë idiotët e kryeidiotët që lozin në të

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama për çështjen e artistëve.
Sipas Vasilit, shkollëpaku pas shkencëtarëve, tani po klasifikon artistët në të vërtete e jo të vërtete.
“Nje keshille: Po ju quajti ky artiste e shkencetare te vertete shikoni veten me kujdes se me siguri nuk jeni ne rregull sepse shume e sigurte eshte qe ky fake kryeminister nuk eshte ne rregull ne asgje….”
Postimi plotë
Shkollepaku pas shkencetareve, tani po klasifikon artistet ne te vertete e jo te vertete.
Shkollepaku pasi ju versul me furine e padijes shkencetareve te akademise se shkencave dhe ndau kush ishin shkencetare te vertete e kush jo,tani po klasifikon dhe artistet.
Shkollepaku i pikelluar deklaron me te njejten furi te padijes, qe Ndrenika eshte artisti i vertete i fundit ndersa artiste te tjere te vertete nuk ka, nuk ekzistojne eshte shkretetire.
Po pse ju nderton teater fare artisteve, kur ata nuk jane te tille, gjithnje sipas ketij Fake artistit kryeminister. Le t’i fuse me mire nja 500 apartamente atje ku eshte Teatri sot se per mendje gremine si e ketij, shqiptareve u mjafton vetem teatri ERTV me te gjithe idiotet e kryeidiotet qe lozin ne te.
Nje shkollepaket si ky qe per vete eshte damlla nga shkenca
e mysybet nga arti ndakerka artistet e vertetet nga jo te vertetet.po si mund ta beje dot?? Apo jermi i padijes ja ndricon rrugen me balte.
Nje keshille: Po ju quajti ky artiste e shkencetare te vertete shikoni veten me kujdes se me siguri nuk jeni ne rregull sepse shume e sigurte eshte qe ky fake kryeminister nuk eshte ne rregull ne asgje….

Artikulli paraprak2 korriku pas 28 vitesh…
Artikulli tjetërDetaje të reja/ Arma e vrasjes nuk ishte e shoferit të Xhafës