Kamikazja e Ramës nuk shkon në komisionin e Vetingut për pasurinë e saj, reagon përfaqësuesi i huaj

Kryeprokurorja e Përkoheshme, kamikazja e Ramës, Arta Marku ka vendosur të mos shkojë sot në seancën e KPK-së ku do të diskutohet pikërisht për pasurinë e saj.
E zgjedhur nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme, Marku ka marrë në fakt kompetencat e një kryeprokurori të zakonshëm.
Por sot Arta Marku Marku, siç duket nuk kërkon të përballet vetë edhe me mediat që e prisnin aty tek ambientet e KPK-së. Ajo ka vendosur që të dërgojë në KPK avokaten e saj, Lirime Çukaj.
Mungesa e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku para komisionit të Vetingut sot dhe përfaqësimi i i saj nëpërmjet avokates nuk ka kaluar në heshtje.
Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo, e ka pyetur avokaten: Përse nuk ka ardhur zonja Marku sot në komision?
Avokatja u përgjigje se, “Kështu e ka parë të arsyeshme”.
Bungo vuri në dukje se “Prania e Markut do të ishte prestigjioze”, kurse përfaqësuesi i huaj, Theo Jacobs i ONM, shprehu keqardhjen dhe nuk e kurseu kritikën: “Keqardhje, tha ai. Këtë e shoh si mungesë lidershipi. Arta Marku nuk duhet të japë vetëm urdhra.Po ashtu, për dy denoncimet, në rastin e hetimit të shoferit të dehur nuk duhej të gabonte; nuk duhet të kërkojë burg për të gjithë”.
Kryetarja e trupit gjykues Bungo shtoi: “Media t’i paraqesë Marku, mesazhin e z. Jacobs”.
Vendimi për Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Marku nëse e ka kaluar Vetingut, do të shpallet nesër nga KPK-ja.

Artikulli paraprakFaqja e pare korrekt
Artikulli tjetër2 korriku pas 28 vitesh…