Mziu takohet me banorë në Qarkun e Dibrës: Qytetarët denoncojnë kërcënimet dhe heqjen nga skema e ndihmës ekonomike

Gjatë takimeve derë më derë drejtuesi i PD në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu evidentoi disa problematika me të cilat përballen banorët e Dibrës. Vështirësisë së motit të keq dhe temperaturave të ulëta i shtohet edhe pamundësia për të përballuar situatën ekonomike.

Vetë qytetarët denoncojnë kërcënimet dhe heqjen nga skema e ndihmës ekonomike. Shkëlqim Guzja është me tre fëmijë, i papunë dhe pa ndihmë ekonomike.

Halil Dedja një dëshmitar i gjallë që demaskon propagandën e shëndetësisë falas. Edhe pse kishte kryer një operacion të vështirë nuk përfitonte as KEMP, as ndihmë ekonomike.

Një tjetër fenomen që ndodh rëndomtë është edhe heqja e shoqëruesve për një sërë invalidësh.

Ky që shihni në pamje është Sami Dedja nga Maqellara, i cili ka thyer shtyllën kurrizore dhe jeton vetëm me 10 mijë lekë, që merr si invalid, ndërsa e shoqja që është personi i vetëm që duhet t’i shërbejë, i është hequr pagesa e kujdestarit. Sot, që ne vizituam atë, ishte i vetëm pasi e shoqja, kishte shkuar të merrte ilaçet në Peshkopi dhe e kishte lënë vetëm.

mm

Artikulli paraprakPS në panik nga humbja, sulmohet zyra elektorale e Degës së PD nr.7 në Tiranë: Gështenja: Askush nuk do të na ndalë!
Artikulli tjetërUjësjellësi nuk u paguan sigurimet shoqërore punonjësve