Përhapja e infeksionit nga koronavirusi, si pasojë e arrogancës dhe dështimit të qeverisë 

Nga Mirela TABAKU

Përhapja e infeksionit nga koronavirusit në vend është në renie te lire, po shfytëzon arrogancën dhe dështimin e qeverisë për të menaxhuar situatën.

Në raportin e 2 korrikut të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, (ECDC), ndër të tjera, thuhet shprehimisht: “Prej datës 30 Qershor, 3 vende me incidencën 14-ditore të vdekjeve të deklaruara prej mbi 5 për 1 000 000 raportuan një rritje mbi 30%, krahasuar me dt.16 qershor, përkatësisht: Shqipëria (raporti 7 për 1 000 000 banorë, rritja: 425%), Kosova (raporti 8 për 1 000 000, rritja: 275%) Maqedonia e Veriut (raporti 5 për 1 000 000, rritja: 62%).

Këto të dhëna dhe rritja e rasteve pozitive përtej pritshmërive janë tregues i qartë i keqmenaxhimit të situatës qe çoi në:

1. Mungesë të një analize shkencore të rasteve të dyshuara, të ekspozuara, të infektuara dhe të shëruara. Shumë vende që ia dolën mbanë, duke ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve dhe rasteve pozitive, i bazuan politikat e hapjes edhe në përllogaritje matematikore të të dhënave.

2. Mungesë të njohjes së gjendjes reale duke cuar në monitorim jo si duhet të situatës epidemiologjike. Nuk u morën masat e duhura për të minimizuar përhapjen e infeksionit në komunitet apo për të ndërrmarrë strategji specifike për grupe të caktuara me rrezikshmëri më të lartë (fasoneri, call center etj).

3. Mungesë të transparencës për numrin e pacientëve të infektuar në QSUT, spitale apo qendra shëndetësore, që coi ndër të tjera, që nga qendra diagostikimi e kurimi, këto të kthehen në vatra tejet të rrezikshme e kërcënuese për jetën e pacientëve dhe personelit.

4. Shifrat jo reale pamundësuan ndërtimin e strategjive gjithpërfshirëse për të zvogëluar impaktin në ekonomi, turizëm, shëndetin mendor të popullatës etj.

5. Disa insitucione ndërkombëtare bazuar në shifrat zyrtare të raportuara deri më sot parashikojnë skenarë të frikshëm për të ardhem e epidemisë Covid 19 në Shqipëri.

6. Qytetarët u keqinformuan për realitetin dhe, si pasojë, janë mosbesues ndaj shifrave që raportohen mekanikisht çdo ditë. Madje shumë njerëz mendojnë se numrat ndryshojnë sipas interesave të momentit.

Si mund të fajësohen sot njerëzit, kur qeveria i diziniformoi, i çorientoi me qëllim, i mbushi me propagandë dhe kërcënime? Përgjegjësit për situatën në rënie të lirë duhet të kërkohen në qeveri! Ata zhbënë sakrificën e qytetarëve në karantinë, ata zhbënë lodhjen disa mujore përtej njerëzores të personelit mjekësor në mbarë vendin.

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Plarent Ndreca u kap përsëri me presh në dorë!
Artikulli tjetërFoto/ Albana Vokshi: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapje të Covid-19!